Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP 5, një nga temat më të diskutuara ishte marrëdhënia mes Brikena dhe Mateo. Gjatë ditëve të fundit, Mateo ka tentuar disa herë të marrë një puthje nga Brikena, ndërsa ajo është përlotur në dhomën e rrëfimit për shkak të situatës.
Për të sqaruar më tej situatën, Jennifer Osmani, vajza e tezes së Brikenës, u shpreh në një lidhje telefonike për emisionin “Fan Club”. Ajo theksoi se familja mbështet marrëdhënien e Brikenës me Mateon, por shpjegoi se banorja ende nuk ndihet e gatshme për të dhënë një puthje përpara kamerave:
“Duket që Brikena nuk është shumë gati dhe pak pasiguri se si shihet jashtë. Është ngarkesa e ditëve që e kanë bërë që ta marri më personale atë gjë. Mateon nuk e gjykojmë si familje dhe i mbështesim të dy. Për që ne jemi gati. Mua personalisht, reagimi i Mateos mu duk si diçka organike. Mashkulli insiston ta marrë një puthje, por Brikena nuk është gati. Ne besojmë në dashurinë e tyre. Mateo është një djalë shumë i mirë dhe i respektuar, lumë familja që e ka. Brikena e ka pak problem pjesën e kamerave dhe nuk është mësuar të ketë një lidhje në publik. Mendoj se është pak e pasigurt. Çfarëdo të ndodhë, ne jemi pro.
Brikena ka qenë single është edhe jashtë. Për diçka që ka bërë më herët, nuk duhet ta gjykojmë. Unë jam rritur me të. E njoh Brikenën shumë mirë. Këto pasiguri i ka edhe në jetën reale. Siç është në Big Brother, është edhe jashtë.”
Kushërira e saj theksoi se familja i qëndron pranë Brikenës dhe Mateos, duke nënvizuar se ndonëse situata brenda shtëpisë është e ndjeshme, ata e mbështesin plotësisht çiftin dhe besojnë në ndjenjat e tyre.
