
Në një intervistë për Vogue Australia, Hailey Bieber ka folur hapur për sfidat që vijnë me jetën nën vëmendjen e vazhdueshme të mediave dhe publikut. Modelja theksoi se ekspozimi i lartë dhe komentet e shumta mbeten një barrë e vazhdueshme për të.
“U martova me dikë që ka përjetuar një nivel jashtëzakonisht të lartë vëmendjeje që në moshë shumë të vogël. Të kesh një partner që të kupton vërtet është burimi kryesor i qetësisë,” u shpreh ajo për bashkëshortin e saj, Justin Bieber.
Ajo foli edhe për rëndësinë e rrethit shoqëror, duke nënvizuar se mbështetja nga persona që përjetojnë të njëjtin realitet është thelbësore, pasi jo të gjithë mund ta kuptojnë presionin që sjell fama.
Ndër të tjera, Hailey tregoi se kjo është një betejë që nuk zbehet me kalimin e kohës: “Nëse jam e sinqertë, nuk bëhet kurrë më e lehtë. Është gjithmonë e vështirë të përballesh me kaq shumë zhurmë dhe me kaq shumë opinione nga jashtë”.
