KreuCelebrity

Gimbo bën veprimin e papritur LIVE për Selin: Pa të jam si peshku pa ujë

Gimbo bën veprimin e papritur LIVE për Selin: Pa të jam si peshku

Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, DJ Gimbo, ishte një nga të ftuarit e kësaj të premteje në “Goca dhe Gra”, ku foli hapur për lidhjen e tij me Selinën, të cilën e konsideron si “fitoren” e tij më të madhe pas daljes nga gara.

Ai zbuloi se pëlqimi për Selinën kishte nisur që para hyrjes në shtëpinë e “Big Brother”, ndërsa gjatë qëndrimit aty arriti t’ia shprehte ndjenjat. Gimbo vlerësoi si pamjen ashtu edhe karakterin e saj, duke theksuar se është një vajzë me personalitet të fortë.

“E kam pëlqyer që jashtë dhe hyra me atë ndjesi. I thashë atë që ndjeja. Ka sy shumë të bukur, flokë të bardha dhe një paraqitje shumë elegante. Është shumë femërore dhe me një trup si balerinë. Nuk kam asnjë lidhje jashtë, e kam brenda shtëpisë. Me Selinën kam krijuar një lidhje të fortë shpirtërore”, u shpreh ai.

Pas daljes nga shtëpia, Gimbo pranoi se mungesa e saj ndihet shumë në përditshmëri. “Pa Selinën ndihem si peshku pa ujë. Jam mësuar të zgjohem me të, ndërsa tani zgjohem me Gjestin”, tha ai me humor.

Një moment i veçantë në studio ishte kur Selina i kishte kërkuar që të postonte një foto me unazë në Instagram, dëshirë që Gimbo vendosi ta realizonte “live” gjatë emisionit.

Ai shtoi gjithashtu se tashmë ka pasur mundësinë të takojë edhe familjen e Selinës, duke lënë të kuptohet se lidhja mes tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.

Tags:

selin gimbo