
Debatet mbi përdorimin e sendeve personale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po intensifikohen. Pas reagimit të bujshëm të Ina Aderit, një tjetër ish-banore ka dalë publikisht me akuza të ngjashme: Livia Lozi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Livia ka ndarë disa imazhe krahasuese, duke pretenduar se Brikena është shfaqur në ekran me veshje që i përkasin asaj dhe që, sipas saj, nuk i janë kthyer.
Ajo tregon se kjo situatë ka nisur që gjatë kohës kur ishte ende në shtëpi, por nuk është bërë pjesë e transmetimit televiziv. Sipas Livias, përdorimi i rrobave të saj ka vijuar edhe pasi ajo ka lënë garën.

Në reagimin e saj, ish-banorja shprehet se sendet personale janë mbajtur pa leje dhe nuk i janë dorëzuar, duke i bërë thirrje Brikenës të respektojë kufijtë dhe pronën e të tjerëve.
Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pas deklaratave të Ina Aderit, duke shtuar edhe më shumë polemikat rreth asaj që ndodh pas kamerave në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.
Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga Brikena apo produksioni i BBV lidhur me këto akuza.
