KreuCelebrity

Selvije Jao prek me fjalët për Shpat Kasapin: “M’plasi zemra nga mungesa jote”

Selvije Jao prek me fjalët për Shpat Kasapin: “M’plasi
Selvije Jao vijon të ndajë me ndjekësit momente të ngarkuara emocionalisht, duke kujtuar herë pas here të ndjerin Shpat Kasapi. Humbja e tij duket se mbetet ende e freskët dhe e vështirë për t’u përballuar.

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një video të Shpatit, të shoqëruar me një mesazh prekës, ku shpreh hapur mallin dhe dhimbjen që ndjen çdo ditë. Në fjalët e saj, Selvija rrëfen se mungesa e tij e ka lënë një boshllëk të madh në jetën e saj dhe të djalit të tyre.

Ajo tregon gjithashtu se këtë Bajram do ta kalojë vetëm me vogëlushin Roel, pa praninë e Shpatit, çka e bën edhe më të rëndë këtë periudhë festive për familjen e tyre.

Selvije Jao prek me fjalët për Shpat Kasapin: “M’plasi
“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di si do vijë festa e Bajramit pa praninë tënde”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se Shpat Kasapi u nda nga jeta në fund të muajit nëntor, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një sulmi në zemër, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek të afërmit dhe publiku.