
Sara Hoxha ka rikthyer vëmendjen në rrjetet sociale pas një postimi që ka bërë së fundmi, duke hedhur dritë mbi raportin e saj me Ledion Liçon.
Ajo publikoi në Instagram një foto nga prapaskenat e “Big Brother VIP”, ku shfaqet Ledioni në momentin që del live në nisje të spektaklit. Postimi vjen pas një periudhe ku prezantuesi kishte munguar në profilin e saj, çka kishte shtuar aludimet për një krizë në çift.
Megjithatë, ky veprim i Sarës duket se i zbeh këto zëra, duke treguar hapur mbështetjen e saj për Ledionin në një moment të rëndësishëm profesional.
Në imazh, ai shihet në skenë gjatë spektaklit, ndërsa Sara ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me ndjekësit, duke dhënë një sinjal të qartë se vazhdon të jetë pranë tij.
