KreuCelebrity

Jennifer Lopez në formë spektakolare, flet për “epokën e saj më të lumtur” pas divorcit

Jennifer Lopez në formë spektakolare, flet për “epokën
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të mira të jetës së saj dhe këtë e ka reflektuar edhe në paraqitjet e fundit publike. Artistja 56-vjeçare ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ndau disa foto në Instagram, ku shfaqet në një formë fizike për t’u admiruar.

E veshur me një fustan të shkurtër në nuancë nude dhe taka elegante, JLo vuri në pah linjat e saj të tonifikuara, ndërsa look-u u kompletua me flokë me onde voluminoze dhe një grim të realizuar me kujdes. Përshkrimi që shoqëronte postimin – “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon” – shtoi edhe më shumë interesin e ndjekësve.

Jennifer Lopez në formë spektakolare, flet për “epokën
Kjo dalje vjen në një moment të rëndësishëm për këngëtaren dhe aktoren, e cila së fundmi ka folur hapur për jetën e saj pas ndarjes nga Ben Affleck. Ajo është shprehur se ndihet më e lirë se kurrë dhe e përjeton këtë periudhë si një fazë të lumtur dhe çliruese.

Pas divorcit, Lopez zgjodhi të bëjë një pauzë nga projektet profesionale për t’u përqendruar tek vetja dhe familja, duke theksuar se kjo kohë i ka sjellë më shumë qartësi dhe forcë për të ecur përpara.

Sa i përket jetës sentimentale, ajo ka qenë e qartë: për momentin nuk është në kërkim të një lidhjeje të re, por dëshiron të shijojë qetësinë dhe pavarësinë që i ofron kjo fazë e jetës.