KreuCelebrity

Injoranca e VIP-ave të BBV, nuk tregon nivelin e të rinjve shqiptarë!

Injoranca e VIP-ave të BBV, nuk tregon nivelin e të rinjve

Nga Ilda Lumani

Komenti i gabuar për operën dhe baletin thuhet se u bë shkak që Timothée Chalamet humbi Oscar-in këtë mars, kur ishte më afër se kurrë. “Nuk dua të punoj në balet apo opera, apo në gjëra ku thonë ‘Mbajeni gjallë këtë gjë edhe pse askujt nuk i intereson më”, kaq u desh, që aktori 30-vjeçar të humbiste mijëra fansa dhe të përballej me kritika nga artistë dhe institucione të artit skenik në gjithë botën.

Dje paradite teksa lexoja në BORDO të rejat e ditës u shokova me çfarë gjeta, në një nga postimet kryesore të një quizi, që ju ishte bërë banorëve të shtëpisë më të famshme në vend Big Brother VIP, që transmetohet në televizionin Top Channel. Disa pyetje mediokre nxorrën në pah nivelin e konkurrentëve të këtij edicioni?

“Eposi shqiptar njihet si Eposi ...? – një vepër që mësohet që në fillore, dhe që bëhet e zgjeruar në klasë të 9-të si bisedë letrare!

Kush është autori i veprës 'Gjenerali i Ushtrisë së vdekur'? – bisedë letrare në gjimnaz.

"Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? – Gjeografia e klasës së 7-të.

"Sa ngjyra ka ylberi? – Mësohet në kopësht.

Disa nga pyetjet e testit, që morën përgjigje shokuese dhe që duhet të trondisin gjithë audiencën që i ndjek. Nga 13 konkurrentë që janë në atë shtëpi; mes të cilëve balerinë, këngëtarë, gazetarë, (pjesën më të madhe të të cilëve në të vërtetë nuk i njoh) dëshmuan se njohuritë bazë nuk i dinë… Dhe nuk po flasim për dije, që kapërcejnë nivelin e mesatares, po flasim për pyetje elementare. Reagimi im i parë ishte “injorancë”. Dhe nuk hezitova ta ndaja në story-n këtë mendim, që nuk ishte thjesht impulsiv. Reagimi, që kam marrë në privat për këtë fjalë ishte masiv. Irritimi, që kishin miqtë e mi virtualë dhe të njohur ishte I pamatë. Me plot të drejtë. Si mundet të quhet VIP një personazh, që I mungojnë njohuritë bazë? Që nuk di si quhet Eposi I kreshnikëve? Që nuk njeh kryeveprën e Kadaresë “Gjenerali I Ushtrisë së vdekur”, që nuk di sa vite ka një shekull? Që Luvrin e di se gjendet në Gjirokastër?! Që nuk di emrin e Nënë Terezës? O zot cfarë injorance!

Dhe sigurisht vijoj të jem e revoltuar. Sepse nuk e pranoj dot që ky nivel të përfaqësoj rininë shqiptare sot! Dhe jo të rinjtë nuk janë kështu. Këtë fundjavë isha në Teatrin Kombëtar, ku shfaqej “Drejtësi në Nuremberg” nga regjisori Arben Kumbaro, dhe po, teatri ishte plot me të rinj. Në konkurset ndërkombëtare të rinjtë shqiptar kanë dëshmuar nivel inteligjence të lartë, mbresëlënës. Një pjesë e mirë e të rinjve sot studiojnë në universitetet më të mira në botë dhe plot prej tyre kanë fituar vetë bursën.  

Mes 13 konkurrentëve në BBV, që ju përgjigjën testit njëri prej tyre do të jetë fituesi i këtij edicioni të BBV. Emri i të cilit do të jetë krah Ilir Shaqirit, Luiz Ejllit apo Egla Cenos. Gjestin nuk po e zë në gojë, se njësoj ishte, nuk dinte kush ishte Ismail Qemali. 

Sigurisht, këto formate nuk janë teste inteligjence, janë reality show, po ky test do duhej t’u ishte bërë para se të hynin në atë shtëpi. Tani është vonë. Tani padija e tyre ka dalë sheshit dhe bashkë me ta ka marrë para edhe vetë formatin, që nuk ka librari (e cila u vendos këtë javë në shtëpi), që t’i ndriçoj!

Më poshtë do t’i gjenin specifikisht pyetjet dhe përgjigjet për secilin!

Selin 

"Eposi shqiptar njihet si Eposi ...? Me këtë mezi kam kaluar provimin në universitet. Nuk e mbaj mend"
"Kush është autori i veprës 'Gjenerali i Ushtrisë së vdekur'? Nuk e di. Nuk e kam lexuar"
"Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? O Zot sa turp! Pas"
"Sa ngjyra ka ylberi? 8 ngjyra"
"Kush e ka shkruar poemën 'Lahuta e Malcis'? Migjeni"
"Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Agnesë Tereza ose Anjezë Tereza"
"Çfarë produkti ushqimor i hidhet të sapomartuarve për prosperitet? Banane"
"Sa vite ka një shekull? Ka 15 vjet"

Mateo

"Cili është lumi më i gjatë në Shqipëri? Vjosa"
"Sa ngjyra ka ylberi? 12 po ja fus. S'ja kam idenë"
"Kush është autori i veprës 'Gjenerali i Ushtrisë së vdekur'? Unë s'lexoj libra. Pas"

Brikena

"Njësia monetare zyrtare e Anglisë? Dollari... Vllai i madh unë jam rrit në Itali"
"Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Kalkuta diçka..."

Miri

"Në cilin vit u shpall Pavarësia e Kosovës? Në vitin 2007"
"Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Maria Tereza"

Shëndrit

"Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? Në Azi"
"Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Kuku!"

Edisa

"Kush e shkroi 'Iliadën' dhe 'Odisenë'? Kemi ca vite pa i lexuar këto"
"Në cilin vit u shpall Pavarësia e Kosovës? Tani afër u shpall... në 2015-ën. Ndjesë kosovarëve se nuk e kemi marrë seriozisht. 15 shkurt është data"
"Kush e ka shkruar poemën 'Lahuta e Malcis'? Jo, jo! Qenkemi rëndë fare me librat"
"Cili është lumi më i gjatë në Shqipëri? Erzeni do thoja"

Juela

"Kush është autori i veprës 'Gjenerali i Ushtrisë së vdekur'? Nuk ja kam idenë"
"Kush e ka shkruar poemën 'Lahuta e Malcis'? Nuk e di"
"Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Gonxhe Gajdexhiu

Rogerti

"Kush e ka shkruar poemën 'Lahuta e Malcis'? Doni me m'kap si malësor tash. S'e kam idenë"

Mal

"Cili është mali më i lartë në Shqipëri? Unë jo"
Kush e shkroi "Iliadën" dhe "Odisenë"?
Kush? Kush? Kush? Kush?

DJ Gimbo

Pyetja: Kush i shkroi "Iliadën" dhe "Odisenë"?
Përgjigjja: Shkrimtarët
"Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës? Nëna Terezë i kam thënë gjith'"
"Në cilin kontinent ndodhet Egjipti? S'di vallaj"

Nikol

Kush është autori i veprës "Gjenerali i Ushtrisë së vdekur"?
Nuk e kam lexuar këtë, më vjen keq.
Cili është mali më i lartë në Shqipëri?
Mali i Dajtit.
Sa vite ka një shekull?
10 vite.
Kush e shkroi "Iliadën" dhe "Odisenë"?
Ua, ua, ua. Shekspiri?
 Cili është emri i vërtetë i Nënë Terezës?
Ua, ua, ua. E di. Ua, ua.

Rogerti

Në cilin qytet ndodhet Muzeu i Luvrit?
Hajt po them Gjirokastra.