Timothée Chalamet ishte në qendër të vëmendjes gjatë Oscars 2026, por jo për fitoret e tij. Filmi i tij, Marty Supreme, i nominuar në nëntë kategori, doli pa asnjë çmim, duke bërë që edhe ylli të largohej pa trofe.
Komentet e tij të fundit gjatë një interviste me Matthew McConaughey duket se ndikuan negativisht në imazhin e tij. Chalamet kishte thënë se nuk do të donte të merrej me “një art që askush nuk e ndjek më”, duke përmendur baletin dhe operën si shembuj. Prezantuesi Conan O'Brien ironizoi situatën në monologun e tij:
"Sigurimi është jashtëzakonisht i rreptë sonte. Më thanë se ka shqetësime për sulme nga komuniteti i operës dhe baletit.”
Komentet e Chalamet u panë nga shumë si një diss ndaj fituesve dhe komunitetit artistik, dhe duket se kjo ndihmoi që Marty Supreme të largohej pa asnjë çmim. Pavarësisht nga nëntë nominimet për kategori si Filmi më i Mirë, Aktor i Mirë dhe Regjia, fitorja iu shmang të gjithëve.
Në këtë kohë, e dashura e tij, Kylie Jenner, u shfaq krah tij duke e mbështetur Chalamet, duke ndarë emocionet për humbjen e papritur dhe atmosferën e tensionuar në sallë.
Nata e Oscars 2026 u mbajt si një përkujtim se edhe një koment i gabuar mund të ndikojë në fatin e një filmi dhe ylli i tij.
