KreuCelebrity

Pas përjashtimit nga BBV, Greta kërkon falje për komentin ndaj Juelës

Pas përjashtimit nga BBV, Greta kërkon falje për komentin ndaj
Greta ishte e ftuar këtë të diel në emisionin “Fan Club”, një ditë pasi ndërpreu rrugëtimin e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, pas komentit të bërë ndaj Juelës gjatë spektaklit të mbrëmshëm.

Gjatë intervistës, ajo mori përgjegjësinë për fjalët e saj dhe i kërkoi falje publikisht familjes së Juelës për situatën e krijuar. Megjithatë, Greta theksoi se edhe familja e saj është ndjerë e lënduar nga disa komente që, sipas saj, janë bërë ndaj saj gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Familja ime dhe ajo e Selin janë shumë krenare për mua dhe më kanë mbështetur gjithmonë. Por edhe ata janë ndjerë të ofenduar nga disa fjalë që janë thënë. Unë i marr përsipër të gjitha ato që kam thënë dhe i kërkoj falje familjes së Juelës. Edhe mua më janë thënë gjëra të ngjashme, ndonëse ndonjëherë të kamufluara. Familja ime është mërzitur për ato që janë thënë ndaj meje”, u shpreh Greta.

Gjatë bisedës, ajo komentoi edhe raportin mes Selin dhe Mirit brenda shtëpisë. Sipas saj, Selin nuk ka ndjenja për Mirin dhe afrimiteti mes tyre ka qenë më shumë pjesë e lojës.

“Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, ishte më shumë një strategji loje dhe mendoj se ka vepruar mirë në atë drejtim. Rrethanat e çuan në një situatë nga e cila nuk doli dot. Nga ana tjetër, Miri ka një tendencë të afrohet me vajzat e shtëpisë, duket sikur ka një lloj tërheqjeje ndaj tyre”, tha ajo.

Deklaratat e Gretës kanë rikthyer sërish vëmendjen te dinamikat mes banorëve të BBV, të cilat vijojnë të komentohen gjerësisht edhe jashtë shtëpisë.