Një debat i fortë u zhvillua në studion e Goca dhe Gra mes Monika Kryemadhi dhe aktores Ema Andrea, teksa në qendër të diskutimit ishte roli i artistëve dhe raporti i tyre me politikën.
Kryemadhi ishte e ftuar në episodin e kësaj të premteje për të folur për premierën e filmit Me Fat, ku ajo është pjesë e kastit. Por biseda në studio devijoi shpejt në një debat të drejtpërdrejtë mes saj dhe Andreas.
Debati nisi pasi aktorja theksoi se artistët nuk duhet të konsiderohen “kacidhe” nga politikanët.
“Nuk jemi kacidhe!”, u shpreh Andrea.
Kryemadhi iu përgjigj duke thënë: “Nëse nuk je kacidhe, atëherë mos e bëj veten kacidhe”.
Aktorja reagoi duke theksuar se artistët duhet të sigurojnë jetesën e tyre. “Kush ta bëjë jetën kacidhe? Do hajë bukë ai”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Kryemadhi u shpreh se problemi qëndron tek ata që, sipas saj, “shiten”.
“Ti revoltohesh sepse sheh artistë që e shesin veten si kacidhe”, tha ajo.
Andrea kundërshtoi duke theksuar se fenomeni nuk është vetëm tek artistët. “Ka edhe politikanë që e shesin veten si kacidhe. Ka politikanë kacidhe sa të duash”, u shpreh aktorja.
Debati vijoi me tone të forta, ndërsa Andrea në fund kërkoi që diskutimi të rikthehej tek filmi, duke i thënë Kryemadhit: “A të flasim për filmin apo ta lëmë këtë…”.
