Pas disa deklaratave ku e mohoi pjesëmarrjen, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka do jetë fermeri më i ri në edicionin e tretë të Ferma VIP.
Mësohet se këngëtari i njohur do të jetë në fakt pjesë e këtij edicioni dy vite pas pjesmarrjes së nipit të tij Renis Gjoka.
Lajmi vjen pak ditë pasi artisti kishte reaguar në rrjetet sociale, duke ironizuar spekulimet dhe duke mohuar çdo lidhje me programin.
Në një reagim të fundit, Gjoka ka shkruar:
“Po mendoj për përballjen time imagjinare tek Ferma VIP hahahaha… Që të jeni të qartë ju portale, unë akoma s’e kam njohur dhe s’dua ta njoh të qenit ‘VIP’, sepse e ndjej veten mirë në mes disa artistëve që nuk janë ‘VIP’ si puna ime. Mos harroni o portale se amatorët i kemi me pakicë, mos të them fare… tung.”
Pjesëmarrja e tij pritet të sjellë momente të veçanta dhe argëtuese, duke i shtuar dinamizëm edicionit të tretë të këtij reality show.
