KreuCelebrity

"U nda nga jeta në moshë të re" Deputeti tregon momentin më të vështirë të jetës!

"U nda nga jeta në moshë të re" Deputeti tregon

Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional për revistën Bordo, deputeti i Lushnjës Saimir Korreshi ndalet te një nga momentet më të vështira të jetës së tij, një ngjarje që i ndryshoi rrjedhën e jetës dhe e bëri të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen.

I pyetur se cili ka qenë momenti më i vështirë i jetës dhe çfarë mësimi ka marrë prej tij, Korreshi kujton humbjen e të atit në një moshë shumë të re.

“Momenti më i vështirë i jetës sime ka qenë humbja e babait tim. Ai u nda nga jeta papritur, vetëm 50 vjeç. Në atë kohë unë isha student në Romë, ndërsa motra ime sapo kishte nisur studimet. Ishte një goditje shumë e fortë për familjen tonë,” rrëfen ai.

Deputeti tregon se situata u bë edhe më e vështirë për shkak të përgjegjësive familjare që iu desh të përballonte në atë moment.

“Në shtëpi jetonin gjyshja ime, nëna dhe motra. Papritur më duhej të merrja vendime për jetën time dhe për familjen. Unë kisha plane dhe ëndrra për të vazhduar jetën në Romë, por humbja e tij më detyroi të reflektoja thellë,” shprehet Korreshi.

Korreshi e përshkruan të atin jo vetëm si një figurë prindërore, por si mikun më të ngushtë të jetës së tij.

“Nuk e kam pasur vetëm si baba, por si shokun tim më të mirë. Marrëdhënia jonë ishte shumë më tepër sesa ajo klasike baba-bir. Ai ishte njeriu që më sfidonte, që më shtynte të bëja më shumë dhe nuk pranonte kurrë që të kënaqesha me gjëra të vogla,” thotë ai.

Intervista e plotë: 

Sipas Korreshit, humbja e të atit krijoi një boshllëk të madh në jetën e tij, por njëkohësisht u bë edhe momenti që përcaktoi rrugën që do të ndiqte më pas.

“Vendimi për t’u kthyer në Shqipëri erdhi pikërisht në atë moment. Ishte një zgjedhje e vështirë, por e ndjeva si detyrim ndaj familjes dhe ndaj vetes,” përfundon ai në rrëfimin për Bordo.