Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku një 25-vjeçare humbi jetën pasi piu fotoksinë. Së fundmi është bërë e ditur edhe letra që e reja kishte lënë para se të ndërmerrte aktin fatal.
Sipas burimeve, në letrën e saj ajo shprehte dhimbjen dhe lodhjen nga situata që po përjetonte, duke shkruar se nuk donte më që njerëzit që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Fjalët e saj tregojnë gjendjen e rëndë emocionale në të cilën ndodhej para se të merrte vendimin tragjik.
Në fund të letrës, 25-vjeçarja u kërkonte ndjesë prindërve të saj, duke iu drejtuar nënës dhe babait me falje për dhimbjen që mund t’u shkaktonte.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Eraldo Fizi, është shpallur në kërkim nga policia. Sipas të dhënave, ai ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
