Nga një televotim në të cilën ndodheshin 5 banorë të shtëpisë, ku 2 prej tyre ishin hyrjet më të fundit të shtëpisë Edisa dhe Egi duket se dhe përzgjedhja e publikut ishte bërë e bazuar në këtë fakt.
Egi ishte banorja e cila la shtëpinë mbrëmjen e djeshme nga ky televotimi, pas vetëm 10 ditësh qëndrimi, ajo nuk arriti të binte në sy të publikut për t'i shpëtuar këtij nominimi dhe aventura e saj përfundoi shpejt pas televotimit të kësaj jave.

Në televotim së bashku me të ishin edhe banorët Artani, Edisa, Rogerti dhe Juela. Pas vendimit të publikut, Egi rezultoi banorja me më pak vota, duke u larguar kështu nga gara, rreth 40 ditë para finales së madhe.
