KreuCelebrity

2 çiftet në nominim dhe një rrëfim nga Miri për Selin që habiti gjithë shtëpinë, ja çfarë ndodhi Prime-in e djeshëm!

“Nuk dua ta kem më përballë” Debate mes Selin dhe Mirit, banori: Ose do dalim mirë të dy, ose…

Debatet mes Selin dhe Mirit vazhdojnë të jenë të ndezura që nga momenti që të dy banorët kanë prishur aleancën e tyre.

Gjatë Prime-t të së martës, Selin u shpreh se Miri i ka konfirmuar Rogertit se sipas tij, ka pasur prekje në shtrat mes banorëve, ndërsa banori iu kthye se çdo gjë që Selin thotë është gënjeshtër.

Pjesë nga debati-

Selin: Të them të drejtën, po të mos ishte për opinionin e Arbërit përpara disa Prime-sh, kur jam përpara një personi që dua t’ia nxjerrë fytyrën, unë e sulmoj dhe nuk e lë të qetë. E kam shprehur që Miri në sytë e mi është një personazh që nuk dua ta shoh më. Po të kishte dalë çdo gjë që Miri ka thënë, do kishte dalë më keq. Dëshira e Mirit ka qenë që Kutisë së Pandorës t’i hiqte vëmendjen. Unë mora një përgjigje që nuk e mora kurrë. Mora përgjigje për prekjet e Mirit, i cili ia kishte konfirmuar Rogertit.

Miri: Ja pra ku është një gënjeshtër, sepse je manipuluese.

Selin: Ka thënë në diskutimin tonë që nuk do të dalë i keq.

Miri: Kam thënë që ose do të dalim të dy mirë, ose të dalim të dy keq.

Arbër Hajdari: i nuk do që të fiket kjo flaka. Madje po e çon diskutimin në një pikë tjetër, që çfarë flitet për atë që ka ndodhur poshtë krevatit.

Rogerti: Fjalën ‘palim’ e kam mësuar nga Gimbo. Fjala ‘palim’ në fjalorin tim është që i ka kënaqur lojën duke luajtur në krevat me Mirin.

Selin: Të ma shpjegojë pak Rogerti, çfarë është ‘ta ka ngjeshur Miri në krevat’. Këto janë dy gënjeshtarë që nuk i leverdis asnjërit të nxjerrë fytyrën e tyre të vërtetë. A e di çfarë është fjala ‘ngjeshur’. Miri duhet të kuptojë që Selin ka lojë me secilin që këtu di të luajë.

Miri: Për këtë të fundit që thotë Selin, nuk është e vërtetë, sepse asnjëherë nuk kam kërkuar debat me Selin. Kisha një situatë që unë e dëgjoja përditë që ajo kështu, ajo ashtu. Nëse unë kam kërkuar një situatë, kam kërkuar të pyes vetëm për atë që pyeta. Aty iu vendos pika. Nuk kam kërkuar asnjë situatë me Selin.



“E dua mo vlla” Selin shtanget pasi dëgjon për herë të parë deklaratat e Mirit, reagimi i banores: Ndjej keqardhje sepse…

Spektakli i sotëm ka sjellë debate të forta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sërish rreth raportit Miri-Selin.

Selin dëgjoi për herë të parë deklaratat e Mirit në dhomën e rrëfimit kur ata ndanin një krevat dhe banori u fut në akuarium.

“S’duhet te kisha ardhur këtu. Kishim shume gjera për të sqaruar. E manifestuan gjithë shpija, por ja na ndanë. Un doja të fitoja bashkë me atë sepse unë marr nga ajo dhe ajo merr nga unë. E dua mo vlla.”, kjo ishte deklarata e Mirit në dhomën e rrëfimit, të cilën Selin nuk e kishte dëgjuar më parë.

Miri përsëriti sërish se ajo deklaratë nuk ka patur konotacion romantik, ndërsa Selin tha se ndjen keqardhje që nuk është shkëputur më shpejt nga banori.

Pjesë nga debati:

Miri: Ajo ditë është data 3 janar që ka qenë një ditë shumë e ngarkuar si prime edhe për mua edhe për Selin. Ka qenë natë me shumë emocion dhe në momentin që mbaroi nata, duke qenë se në prime dolëm shumë mirë të dy dhe doja të festoja me atë moment. Thash e dua për lojë, por jo e dashuroj.

Selin: Arsyeja pse po qesh është sepse më kanë ardhur një mendim i parë ishte ai emocioni që e tregova kur pashë videon, dhe e dyta ishte ajo që ka thënë që kur të rritet dua që vajza ime të bëhet  si ti. Ndjej keqardhje vetëm për veten time në këto momente që nuk e kam marrë vendimin për t’u larguar nga Miri më përpara.



“Kemi hyrje-dalje familjare”/ A njihen Rogerti dhe Selin? Ja si përgjigjen banorët në Prime

Akuza të shumta janë ngritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, aty ku Rogerti ka deklaruar shpesh se njeh familjarisht nga jashtë Selin.

Në Prime-n e së martës, Rogerti u shpreh se kanë hyrje-dalje familjare, ndërsa Selin tha se nuk e njeh aspak Rogertin, ndërsa pjesë e diskutimit u bë edhe Greta.

Greta: E mbaj mend shumë mirë, në fillim nuk më është kujtuar sepse nuk e bëja lidhjen, por pasi filloi të tregonte situatat nga jashtë me djalin, mu ndez llamba dhe e bëra lidhjen. Mendoj që Rogerti është futur për të bashkëpunuar, por nuk ka ditur të qaset me Selin.

Rogerti: Nusja ime njeh tezen e saj, kemi hyrje e dalje familjare, kam takuar edhe burrin e saj 2-3 herë. Nuses time ia ka konfirmuar tezja e Selin që do të futet në Big Brother dhe nusja ime i ka thënë që do të futet Gerti. Tezja e saj i ka kërkuar gruas time që ta suportojë dhe unë, kur jam futur në fillim, jam futur që të bashkëpunoj me Selin që të shkojmë si zotëri dhe si zonjë deri në finale.

Selin: Unë nuk e njoh fare Rogertin nga jashtë. Kur ka thënë djali im Marloni dhe Londrën, më është kujtuar diçka dhe e kam menduar që mund të njohë njerëzit e mi, konkretisht tezen, dhe menjëherë i kam thënë produksionit se mund ta njohë familja ime, por unë nuk e njoh.

“Babai i saj është në burg" Deklarata e bujshme e Rogertit, Selin ‘shpërthen’ ndaj banorit: Im atë gëzon liri të plotë, do e pranoja nëse…

Në dhomën e rrëfimit, Rogerti dha një deklaratë të bujshme, duke thënë se babai i Selin ndodhet në burg.

“Selin vjen nga një eksperiencë e llastuar. Unë e di informacionin për babain e saj që e ka në burg”, tha Rogerti në dhomën e rrëfimit.

Pasi Selin dëgjoi klipin, në shtëpi lindi dhe një debat mes të dy banorëve, që u përcoll kështu.

Selin: Kjo është ekstrem shumë qesharake. I uroj lirim të shpejtë të gjithë baballarëve që ndodhen pas hekurave. Im atë, për fat të mirë, është jashtë hekurave, jeton në një vend tjetër të botës, sepse punon jashtë. Babai im gëzon një liri të plotë. Nuk do e kisha fare për turp që ta thoja që babai im është në burg. Është një figurë e mrekullueshme atërore.

Rogerti: Në çfarë shteti jeton?

Selin: Të detyrohem një shpjegim unë se ku jeton im atë?

Rogerti: Unë di që tezja jote ka thënë që babai yt është në burg.

Selin: Familjen time e dua shumë. Padashje është bërë pjesë e kësaj eksperience. Nuk do e kisha fare për turp për ta thënë.

40 ditë larg finales, kush prej banorëve u largua nga shtëpia e Big Brother VIP

Egi është banorja e cila la shtëpinë këtë të martë.

Banorja kishte vetëm 10 diitë që ishte futur në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ajo ishte në televotim së bashku me Artanin, Edisën, Rogertin dhe Juelën.

“Nuk kam asnjë kontakt me mamin, isha vetëm 15 vjeçe kur…” Rrëfimi prekës i Nikol

Një nga banoret më të reja në shtëpi, Nikol, ka bërë një rrëfim prekës në dhomën e rrëfimit këto ditë.

Ajo u shpreh se prej disa vitesh nuk ka asnjë kontakt me nënën e saj dhe se jeton me babain që kur ishte vetëm 15 vjeçe.

E pyetur nëse do e falë nënën e saj, ajo tha “Po”.

Më pas, ajo shkoi në dhomën e surprizave, aty ku lexoi një letër të dërguar nga babai i saj.

“Është sikur të them që Brikena ka lidhje me…” Kriset miqësia e Gimbos dhe Mateos

Në Prime-n e së martës u shfaq një deklaratë surprizë e Gimbos në dhomën e rrëfimit.

Banori u shfaq i revoltuar pas aludimeve të Mateos një Prime më parë se Selin dhe Rogerti kanë një miqësi nga jashtë.

Në deklaratën e tij, ai u shpreh se Mateo dhe Brikena kanë bërë çdo gjë për lojë dhe ndër rreshta tha: “Është sikur të them që Brikena ka lidhje me një afrikan jashtë”, ndërsa Mateo iu kthye duke thënë se gjërat dëshiron t’i dëgjojë përballë.

Pjesë nga debati-

Mateo: Unë kam të drejtën të jap një mendim. Gimbon e kam parë të distancuar disa herë. Më ishte dukur i mërzitur. Dua ta sqaroj. Çfarë ka thënë në dhomën e rrëfimit nuk më ka pëlqyer. S’më ka pëlqyer ai krahasimi i shpifur, a ka lidhje me afrikan. Po të kishte diçka për t’u sqaruar, ta sqaronte. E kam këshilluar që nga dita një, që nga biseda që kishte me Mirin dhe që nga qasja që kishte. E kam suportuar. Mateo e ka afruar Gimbon dhe e ka trajtuar si mik.

Gimbo: Ka pasur sqarim me Selin, është e vërtetë. Unë kam menduar që ky e ka bërë këtë situatë për t’u folur.

Mateo: Çfarë ke për t’ia thënë Mateos, thuaja në sy, jo në dhomën e rrëfimit.

Gimbo: Kur kam ardhur të flas me ty, më ke thënë që mos i flit këto se dalin në Prime.

Mateo: Ty dhe Selinës nuk iu jam futur njëherë. Nuk kam ndërhyrë njëherë. Nuk ka nevojë Mateo për situatën. Mateo nuk erdhi njëherë që t’ju fuste në sherr.

“Hedh hipoteza dhe më provokon” Prishet ortakëria mes Mirit dhe Rogertit? 

Krisje ka pasur edhe në grupin tjetër të shtëpisë. Ortakëria mes Mirit dhe Rogertit duket se është prishur.

Rogerti ka akuzuar Mirin se do të prishë miqësinë e tij me Juelën, por shton se bashkëpunimi do të vazhdojë për sa kohë “armiqtë”, sipas tij, janë të përbashkët.

Miri: Tanin nuk ke nevojë ta fusësh me një plan, sepse ai këtë punë ka. Unë i kam thënë që të bëjë lojën e vet dhe të mos përziejë njerëz të tjerë. Tani e di vetë. Kurse për ty (Rogerti), ke hallin të të thyejnë zemrën. Ti, kur flet me mua, hedh hipoteza pafund. Janë provokimet e tua. Unë vazhdoj lojën time duke iu dëgjuar të gjithëve. Ty nuk të kam kontrolluar asnjëherë, por as ti mua.

Rogerti: Ti dhe Tani, po mundoheni të na përçani mua dhe Juelën. Unë jam duke u afruar te mendimi që ti je i pabesë. Unë nuk komandoj asnjë që t’ju prish juve të dyve.

Artani: Rogert Sterkajn e kam pritur unë i pari këtu. Gjithë inatin e banorëve e kam marrë vetëm nga Rogerti. Ti je krap Shkodre dhe ke rënë në grepin tim. Me të drejtë më kanë thënë që jam me Rogertin. Duke nisur që nga nesër, do e shohësh guralecin te këpuca jote.

Rogerti: T’i japim pak seriozitet. Herën e fundit, Arbër Hajdari tha: “Ti do Rogertin, Rogerti do Juelën”. Këtë po ta konfirmoj unë. Deri sa kemi një armik të përbashkët siç është Selin dhe Brikena, atëherë do bashkëpunojmë.

Juela: Unë kam një ortakëri me Rogertin që ka ardhur shumë rrjedhshëm dhe Miri nuk është futur kurrë. Sa i përket Tanit, atë nuk e fokusoj ose te Rogerti, ose te Miri. Unë kam paguar një çmim të lartë kur vendosa të luaja një lojë për të mbajtur këtë presion.

Miri zgjidhet lideri i ri i shtëpisë, dërgon në nominim Brikenën, Selin, Mateon dhe Gimbon

Miri është zgjedhur lideri i ri i shtëpisë nga televotimi ‘flash’ që u hap në Prime.

Ai kishte një rol të rëndësishëm për nominimin e së shtunës, duke dërguar dy çifte, të ndarë në lojën e fundit, për të shkuar në televotim.

Miri dërgoi në televotim çiftin Mateo-Gimbo dhe Brikena-Selin, ndërsa publiku duhet të zgjedhë se cili çift të shpëtojë.

Dy më pak të votuarit do të përballen me njëri-tjetrin se kush prej tyre do të largohet nga shtëpia.