KreuCelebrity

“Djali im nuk më qëndroi pranë këtë vit”/ Rrëfimi i ndjerë i Fatlume Popovcit për marrëdhënien me të birin

“Djali im nuk më qëndroi pranë këtë vit”/
Këngëtarja e njohur shqiptare Fatlume Popovci ndau ditën e djeshme në rrjetet sociale një mesazh të thellë dhe emocional me rastin e 8 Mars. Përveç urimeve për nënën e saj dhe të gjitha nënat shqiptare, Fatlume rrëfeu një detaj personal dhe dhimbshëm nga jeta e saj: mungesën e mbështetjes nga i biri gjatë këtij viti të vështirë.

Në një postim në Instagram, këngëtarja shkroi:

“Unë zgjodha ty, nënën time të mirë. Nuk e bëri e njëjta gjë djali im me mua… këtë vit nuk më qëndroi në krah.” Megjithatë, ajo kujtoi me dashuri momentet e kaluara, kur djali i saj i kishte dhuruar gjithmonë dashuri dhe lule, kujtime që mbeten të çmuara për të.

Ky rrëfim i hapur vjen në një kohë të vështirë për Fatlumen. Vetëm një muaj më parë, në një intervistë ekskluzive për Prive By Liberta Spahiun, ajo konfirmoi publikisht përfundimin e martesës së saj pothuajse 20-vjeçare. Ky vendim i rëndësishëm duket se ka ndikuar edhe në marrëdhënien me të birin, duke e kthyer këtë periudhë në një sfidë të madhe personale.

Megjithatë, këngëtarja përfundon mesazhin e saj me nota shprese dhe forcë. Ajo thekson se, pavarësisht sprohave të jetës, gjen ngushëllim te besimi në Zot, te familja që e mbështet dhe te dashuria e madhe e publikut të saj.

Ky rrëfim i sinqertë tregon një anë më të brishtë të jetës së Fatlume Popovcit, duke reflektuar forcën dhe durimin e saj përballë sfidave personale.