KreuCelebrity

Londrimi zbulon çfarë i tha Demet Özdemir pas fitores, tregon mesazhet me aktoren turke

Pas bujës së madhe që shkaktoi këtë edicion të Big Brother Vip Kosova dhe fitores që mori Londrim Mekaj ka zbuluar mesazhet me aktoren turke Demet Özdemir, të cilës i rrëmbeu vemendjen gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë.

Duket se suporti i aktores nuk ka ndaluar vetëm me follow-in që ajo i bëri në Instagram, por dhe me një bisedë të shkurtër të cilën fituesi i BBVK e zbuloi gjatë një interviste në emisionin "Shoqet” në Klan Kosova.

Londrimi zbulon çfarë i tha Demet Özdemir pas fitores, tregon

Në mesazh ylli turk shkruan: "Londrim, Urime për fitoren! Ti ishe i preferuari im, sigurisht. Pashë videot e tua dhe isha shumë e lumtur. Jeta të sjellë mrekulli, shpresoj të takohemi një ditë dhe që drita jote të shkëlqejë gjithmonë, të dua."

Një mesazh për të cilin Londrimi u shpreh se ishte ndjerë shumë i lumtur dhe i ishte dukur e pabesueshme që mumd të ndodhte. I pyetur nëse do të pranonte një projekt në Turqi në rast se do të merrte një propozim, këngëtari nuk hezitoi në përgjigje dhe u shpreh se do ta pranonte me kënaqësi. 

Deri atëhere i ngelet të shijojë frytet e suksesit si fitues i reality show.