
Çdo njeri ka nevojë për pak përkëdhelje, e në 8 mars vëmendja dhe përkëdhelja duhet t'u shkojë domosdoshmërisht zonjave; grave, nënave, gjysheve, motrave, vjehrrave e nuseve. Një lule, një kartolinë, një mesazh me ca fjalë të ëmbla dhe shprehje mirënjohjeje bëjnë ndryshimin: zbusin marrëdhënje dhe shpirtra! Këtë 8 Mars, gratë intelektuale të qytetit të Elbasanit e festuan ndryshe festën dedikuar gruas.

Në një event të organziuar për gratë nga kryetarja e Qarkut Elbasan, zonja Ermira Urupi dhe nënkryetarja e bashkisë Elbasan, Klaudia Krasnika u promovua libri "Shijet tona" i autores Ilda Lumani, i cili ishte dhe kartolina e këtij 8 marsi për të ftuarat! Eventi, i mbajtur në hollin e Hotel Skampa, me një dekor festiv nga Sara Event kishte si lajtmotiv mirënjohjen për të gjitha gratë, për dedikimin e tyre në profesione dhe familje! Me urimin "Qofshi gjithmonë të arrira, plot sukses, të zonja dhe nëna të lumtura", nënkryetarja e Krasnika çeli eventin dhe trokiti gotat me zonjat, ato që bëjnë ndryshimin në çdo fushë të jetës. Kryetarja e Qarkut Urupi, pikërisht evidentoi përkushtimin dhe vlerën që i japin gratë e qytetit të Elbasanit. "Vlerësoj kontributin e gjithsecilës nga ne si profesioniste, në çdo fushë, por mbi të gjitha kontributin që jep në familje. Sot festojmë forcën, përkushtimin dhe frymëzimin e çdo gruaje.

Në këtë aktivitet të veçantë kemi kënaqësinë të ndajmë kohë me njëra-tjetrën, por kemi sot edhe të pranishme autoren llda Lumani, me librin e saj të dashur të gatimit "Shijet tona", një libër që sjell në tryezë traditën, dashurinë dhe shijet e kuzhinës sonë.
Faleminderit çdo gruaje që me pasionin dhe energjinë e saj e bën botën më te bukur çdo ditë. Gëzuar 8 Marsin!" u shpreh ajo, teksa ftoi gazetaren Lumani.

Për Ilda Lumanin "Elbasani është një vend i dashur, me gra frymëzuese! Përtej suksesit profesional janë edhe zonja në kuzhinë, që ju japin jetë dhe mbajnë gjallë traditën!" Pikërisht recetat tracionale shqiptare, e mjaft të tilla, identifikuese të Elbasanit, përbëjnë bazën e librit "Shijet tona", të cilin Lumani e firmosi për çdo zonjë të pranishme në event me shumë mirënjohje dhe dashamirësi!

Në event morën pjesë personazhe të njohur të jetës publike, artistike, civile, por dhe gastronimike të qytetit të Elbasanit, ndërsa nderoi me prezencën edhe deputetja Aulona Bylykbashi, e cila nuk i shkëput marrëdhëniet me rrënjët edhe me komunitetin e saj.

Përtej formaliteteve të ftuarat ndanë momente të vërteta dhe miqësore duke trokitur gotat dhe duke dhënë mesazhin se "gratë mbështejten më të madhe duhet t'ia japin njëra-tjetrës.”








