KreuCelebrity

Tre vite pas vjedhjes, Lily Collins merr sërish unazën e fejesës me diamant

Tre vite pas vjedhjes, Lily Collins merr sërish unazën e fejesës
Aktorja Lily Collins ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë, duke zbuluar se pas tre vitesh ka arritur të rikuperojë unazën e saj të fejesës që ishte vjedhur. Lajmin e dha vetë përmes një postimi në Instagram më 6 mars, ku e përshkroi ngjarjen si një “mrekulli të vogël”.

Unaza origjinale me diamant, e cila ishte humbur gjatë një grabitjeje, u rikthye falë biznesit të bizhuterive Hakimian Imports Chicago Jewelers, që arriti ta gjente dhe t’ia kthente aktores. Në foton e publikuar, Collins shfaqet duke e mbajtur sërish në gisht dhe ka ndarë emocionet e saj për këtë rikthim të papritur.

“Ka shumë rëndësi për ne që ta kemi sërish në shtëpi. Jam e habitur që e kam përsëri në gishti tim,” shkroi ajo.

Unaza ishte vjedhur më 6 maj 2023 nga një hotel në Hollywood. Në atë moment, aktorja e serialit Emily in Paris ndodhej në spa të hotelit, ndërsa sendet me vlerë i kishte lënë të mbyllura në dhomë. Kur u kthye, zbuloi se unaza e fejesës, ajo e martesës dhe disa objekte të tjera të çmuara kishin humbur. Sipas raportit të policisë, vlera totale e sendeve të vjedhura ishte mbi 10 mijë dollarë.

Unaza kishte një domethënie të veçantë për aktoren, pasi ishte dhuratë nga bashkëshorti i saj, regjisori Charlie McDowell, gjatë propozimit për martesë në shtator të vitit 2020. Çifti ndau në atë kohë momentin e fejesës me ndjekësit në Instagram, duke publikuar foto nga propozimi dhe nga unaza me diamant.

Në një intervistë të mëvonshme, Collins kishte rrëfyer se ishte mahnitur nga dizajni i veçantë i unazës, krijuar nga stilistja e bizhuterive Irene Neuwirth.

“Por është pikërisht ajo që doja, është e qartë që ai më njeh shumë mirë,” kishte thënë ajo.

Ndërkohë, aktorja pritet të përballet me një projekt të ri sfidues në karrierë: interpretimin e ikonës së kinemasë Audrey Hepburn në një film që do të rrëfejë historinë e xhirimeve të filmit legjendar Breakfast at Tiffany’s.