KreuCelebrity

Dasmë së shpejti? Aktorja turke dhe këngëtari i njohur pritet të kurorëzojnë dashurinë gjatë verës

Marrëdhënia mes aktores së njohur turke Serenay Sarıkaya dhe këngëtarit Mert Demir vazhdon të jetë një nga temat më të përfolura në mediat e showbizit turk. Së fundmi, kanë nisur të qarkullojnë edhe zëra për një martesë të mundshme gjatë muajve të verës.

Vëmendja e publikut u rikthye tek çifti pasi Mert Demir komentoi “E dashura ime” në disa fotografi që Serenay Sarıkaya publikoi nga sfilata e Yves Saint Laurent. Komenti u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u interpretua nga fansat si një tjetër shenjë e afërsisë mes tyre.

Sipas gazetarit turk Mehmet Üstündağ, ekzistojnë pretendime se çifti ka nisur të diskutojë seriozisht për martesë. Ai ka deklaruar se Sarıkaya dhe Demir po mendojnë për të ardhmen së bashku dhe madje kanë folur edhe për mundësinë e krijimit të një familjeje. Thuhet se këngëtari është veçanërisht i entuziazmuar për këtë hap.

Ndërkohë, marrëdhënia e tyre duket se gëzon edhe mbështetjen e familjes. Nëna e Mert Demir, Gülgün Demir, ka folur publikisht për lidhjen e djalit të saj me aktoren. Ajo është shprehur se Serenay është “shumë e ëmbël dhe zonjë”, duke shtuar se të dy janë shumë të lumtur bashkë.

“Unë nuk kam asgjë për të thënë. Nëse ata duan të martohen, kështu do të ndodhë,” ka deklaruar ajo.

Dasmë së shpejti? Aktorja turke dhe këngëtari i njohur

Postimet e çiftit në rrjetet sociale dhe mbështetja nga familja po ndiqen me interes nga fansat dhe mediat e showbiz-it, ndërsa mbetet për t’u parë nëse zërat për një dasmë këtë verë do të bëhen realitet.