KreuCelebrity

Harry Styles flet për herë të parë për ndarjen nga jeta të Liam Payen, ka dhe një mesazh!

Harry Styles ka folur për herë të parë publikisht për dhimbjen pas ndarjes nga jeta të shokut të tij të grupit Liam Payne, duke e cilësuar procesin si të vështirë dhe sfidues nën vëmendjen e publikut.

Payne ndërroi jetë në tetor 2024, në moshën 31-vjeçare, pas një aksidenti tragjik në Buenos Aires, Argjentinë. Në një intervistë për Apple Music, të publikuar ditën e djeshme Styles u shpreh se e kishte të vështirë të përjetonte humbjen në mënyrë private, ndërsa ndiente pritshmëritë e publikut për mënyrën si duhej ta shprehte dhimbjen.

“Është e vështirë të humbasësh çdo mik, por është edhe më e vështirë të humbasësh një mik që është kaq i ngjashëm me ty në shumë mënyra,” tha ai, duke shtuar se e shihte veten në Payne dhe e kujton si një njeri me “zemrën më të mirë”, që dëshironte vetëm të ishte i shkëlqyer në atë që bënte.

Harry Styles flet për herë të parë për ndarjen nga jeta

Harry Styles flet për herë të parë për ndarjen nga jeta

Këngëtari i “Watermelon Sugar” dhe “As It Was” pranoi se pati një periudhë kur u përball me ndjesinë e çuditshme që njerëzit “zotëronin” një pjesë të zisë së tij. Sipas tij, kishte një lloj pritshmërie që ai ta shfaqte publikisht dhimbjen, përndryshe mund të dukej sikur nuk po e ndiente mjaftueshëm.

“Kam ndjenja shumë të forta për humbjen e mikut tim. Dhe pastaj papritur bëhesh i vetëdijshëm se ekziston një lloj dëshire nga të tjerët që ta shprehësh atë dhimbje në një mënyrë të caktuar, sikur ndryshe nuk po ndien mjaftueshëm,” tregon këngëtari.

Harry Styles flet për herë të parë për ndarjen nga jeta

Harry Styles flet për herë të parë për ndarjen nga jeta

Pas ndarjes nga jeta të Payne, Stylessë bashku me ish-anëtarët e tjerë të One Direction, publikoi një deklaratë të përbashkët, duke shprehur trishtimin e thellë për humbjen e mikut dhe kolegut të tyre.

Ai zbuloi gjithashtu se kjo ngjarje e shtyu të reflektonte mbi jetën e tij dhe prioritetet personale. “Më bëri të pyes veten: Çfarë dua të bëj me jetën time? Si dua ta jetoj jetën time?” u shpreh Styles, duke theksuar se mënyra më e mirë për të nderuar miqtë që largohen nga kjo botë është të jetosh jetën në maksimum.

Harry Styles flet për herë të parë për ndarjen nga jeta

Harry Styles flet për herë të parë për ndarjen nga jeta

Harry Styles flet për herë të parë për ndarjen nga jeta

Më herët, në tetor 2024, Styles ndau edhe një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku e përshkroi Payne si një person me energji të jashtëzakonshme për jetën, të ngrohtë, mbështetës dhe plot dashuri, duke shtuar se vitet e kaluara së bashku do të mbeten ndër kujtimet më të çmuara të jetës së tij.

Harry Styles flet për herë të parë për ndarjen nga jeta

Harry Styles flet për herë të parë për ndarjen nga jeta