KreuCelebrity

Në prag dasme, Selin dhe Gimbo nuk i kursejnë puthjet pasionante mes njeri-tjetrit!

Në prag dasme, Selin dhe Gimbo nuk i kursejnë puthjet pasionante mes

Emocionet e dasmës së shumëpritur kanë pushtuar shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shtuar edhe më shumë ndjenjat dhe afeksionin për një nga çiftet më të komentuar të këtij edicioni, Selin dhe Gimbo.

Pas shpalljes së tyre si çifti që do të kurorëzonte dashurinë në dasmën simbolike të shtëpisë, atmosfera ka ndryshuar tërësisht. Mbrëmjen e djeshme janë realizuar me përpikëri të gjitha adetet tradicionale të përgatitjes së një dasme nga përgatitja e ftesave, zbukurimet festive, deri tek organizimi i ceremonisë simbolike që emocionoi banorët dhe publikun.

Shtëpia u mbush me muzikë, të qeshura dhe urime për çiftin, ndërsa banorët nuk kursyen batutat dhe surprizat për nusen dhe dhëndrin. Mes vallëzimeve dhe atmosferës së zjarrtë, Selin dhe Gimbo shkëlqenin pranë njëri-tjetrit, duke mos i fshehur emocionet që kjo eksperiencë po u dhuronte.

Mbrëmja kulmoi me momente romantike, ku pas festës dhe urimeve, çifti u tërhoq në qetësinë e tyre. Ledhatimet dhe përqafimet e ngrohta mes tyre dëshmuan se lidhja e tyre po forcohet dita-ditës brenda shtëpisë. Në orët e vona, Selin dhe Gimbo u panë duke shkëmbyer puthje të ëmbla në buzë, një moment që nuk i shpëtoi kamerave dhe që me siguri do të komentohet gjatë nga publiku.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Duket se kjo dasmë simbolike jo vetëm që solli festë dhe spektakël në shtëpi, por edhe vulosi një hap të ri në marrëdhënien e tyre. Mbetet për t’u parë nëse kjo histori do të vazhdojë me të njëjtin intensitet edhe pas përfundimit të aventurës së tyre në Big Brother VIP Albania, por për momentin, Selin dhe Gimbo po shijojnë çdo çast të kësaj romance që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Tags:

selin gimbo