Lajme të bukura vijnë nga jeta e çiftit të njohur turk. Aktori i dashur për publikun i njohur në Shqipëri për rolin si Sedat në serilain "Vajza në dritare" Feyyaz Şerifoğlu, dhe bashkëshortja e tij, spikerja e suksesshme e lajmeve Merve Dinçkol, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Çifti, i cili kurorëzoi dashurinë me një dasmë madhështore verën e kaluar, tani po përjeton një tjetër emocion të veçantë. Merve Dinçkol është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe ata e kanë ndarë lajmin në rrjetet e tyre sociale me disa foto shumë të ëmbla duke zbuluar kështu se janë në pritje të një vajzë.

Feyyaz dhe Merve, të cilët shpesh janë parë dorë për dore dhe gjithmonë të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, po e kurorëzojnë lumturinë e tyre me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre.

