
Prime-i i fundit i “Big Brother VIP” nisi me debate të ashpra që tronditën shtëpinë, ku protagonistë kryesorë u bënë Rogerti dhe Selin. Situata degradoi pas deklaratave me përmbajtje seksuale që Rogerti bëri ndaj Selinës dhe motrës së Mateos, duke shkaktuar reagime të forta si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.
Tensioni arriti kulmin kur opinionistja Monika Kryemadhi reagoi ashpër ndaj tij, duke i thënë: “Të jem si mamaja e Selin apo e Mateos, të pres gjuhën nëse i thua ashtu fëmijës tim. Nëse nuk të vjen keq për mënyrën se si u flet, pse të vjen keq kur ta kthejnë ty? Më mirë dil sesa të flliqesh kështu.”Pas këtij momenti, Rogerti kërkoi hapjen e derës së kuqe dhe u largua nga shtëpia, duke ndërprerë rrugëtimin e tij.
“Hapeni derën,” u dëgjua të thoshte ai, ndërsa Monika iu përgjigj: “Hapur e ke…”
Largimi i tij krijoi një atmosferë të rëndë në shtëpi, ndërsa banorët mbetën të shokuar. Në rrjetet sociale reagimet ishin të menjëhershme, me shumë ndjekës që vlerësuan qëndrimin e Monikës dhe kritikuan gjuhën e përdorur nga Rogerti.
Por drama nuk mbaroi me kaq.
Pas daljes, Rogerti ka ndërruar mendje. I pyetur disa herë nga moderatori Ledion Liço, ai vendosi të rikthehet në shtëpi. Banori u shpreh se do të reflektojë mbi sjelljen e tij dhe kërkoi që familjarët të mos përmenden më nga asnjëra palë gjatë debateve.
Rikthimi i tij pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse premtimi për ndryshim do të reflektohet në vijim të lojës. Prime-i i radhës pritet me interes të madh, pasi tensionet mes banorëve duket se janë larg shuarjes.
