
Pas tensioneve të fundit që përfshinë Mirin brenda shtëpisë së Big Brother Albania VIP, në rrjet nisi të qarkullojë lajmi se bashkëshortja e tij mund të shfaqej në “Prime” për ta surprizuar ose për t’i dhënë mbështetje publike.
Spekulimet u përhapën me shpejtësi, sidomos pas situatave që trazuan dinamikat në shtëpi, duke shtuar kureshtjen e publikut për një përballje të mundshme live.
Megjithatë, ka qenë vetë ajo që ka vendosur t’i japë fund aludimeve. Përmes një postimi në Instagram, bashkëshortja e Mirit ka treguar se ndodhet në Gjermani, në ambientet e saj të punës, duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë plan për të qenë pjesë e spektaklit të mbrëmjes.

“Për të gjithë që mendojnë se jam në Prime sot… më vjen keq, por jam në punë!”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke konfirmuar se nuk do të shfaqet sonte në ekran.
Kështu, përballja e shumëpërfolur mbetet vetëm në kuadrin e thashethemeve, ndërsa publiku do të duhet të presë për zhvillimet e radhës brenda shtëpisë më të famshme në vend.
