KreuCelebrity

Jim Carrey është klonuar! Pse Interneti mendon se aktori i njohur nuk është i vërtetë

Kur Jim Carrey u ngjit në skenë në ceremoninë e Çmimeve César në Paris javën e kaluar, duke marrë një çmim dhe duke mbajtur një fjalim të plotë në frëngjisht, gjithçka dukej e thjeshtë. Familja pranë, duartrokitje, fotografi. Por interneti mendoi ndryshe.

Brenda pak orësh, disa ndjekës nisën të dyshojnë se personi që shfaqej në skenë nuk ishte Carrey i vërtetë, por një i klonuar. Foto të syve, nofullës, krahasime me role të mëparshme dhe fokusimi në buzëqeshjen e tij ushqyen teorinë. Një postim tha: “0% mundësi që ai të jetë Jim Carrey”.



Një element shtesë që ndezi debatet ishte një klip i vjetër nga Late Night with David Letterman, ku Carrey tregonte se kishte përdorur dublues për të shpëtuar nga paparacët. Një shaka e vjetër që tani u përdor si “provë”.

Historinë e thelloi më tej Alexis Stone, i njohur për transformime hiper-realiste të personazheve të famshëm, i cili postoi një foto me maska, paruke dhe dhëmbë, duke lënë të kuptohej se kishte imituar Carrey në Paris.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alexis Stone (@thealexisstone)



Pse duket e besueshme
Psikologët thonë se truri ynë lidhet me një version të caktuar të fytyrës së njohur. Për disa, Carrey është personazhi kaotik i viteve ’90; për të tjerët, aktori i roleve dramatike të fundit. Një ndryshim i dukshëm i fytyrës, edhe pse gradual, mund të duket si “shkëputje”.

Gjithashtu, paragjykimi i konfirmimit bën që njerëzit të kërkojnë prova që mbështesin teorinë e klonimit. Një buzëqeshje paksa ndryshe, një kënd fotografik i veçantë apo blici i fortë duket si provë. Shtimi i klipit të vjetër i dha teorisë një ndjesi të “logjikshme”.

Në një kohë ku ekzistojnë deepfakes, fytyra të gjeneruara nga AI dhe prostetikë hiper-realiste, efekti i njohur si “lugina e çuditshme” që e bën ndryshimin të duket më i dyshimtë. Ajo që dikur do të perceptohej si plakje ose ndriçim tani interpretohet si diçka e “ndërhyrë”.

Në fund, interneti po krahasonte Carrey-n me kujtimet e veta, jo me realitetin. Rezultati: një teori konspirative që ka pushtuar rrjetin, megjithëse pa prova të forta.

Tags:

jim carrey