KreuCelebrity

Vëllai i Mirit reagon për herë të parë pas deklaratës së babait të Selin!

Vëllai i Mirit reagon për herë të parë pas

Pas deklaratës së babait të Selin, i cili e akuzoi Mirin si “pervers”, vëllai i banorit ka reaguar për herë të parë. I ftuar të dielën në emisionin “ Big Brother Fan Club”, ai tha se familja e tyre mbetet e qetë dhe nuk i beson akuzave.

“Për asnjë familjar nuk është e hijshme të flasësh keq, por ne jemi të bindur që nuk janë të vërteta. E njohim Mirin shumë mirë. Në shtëpinë e Big Brother, gjithçka ndodh në kontekstin e lojës, duke krijuar situata dhe dinamika për t’u bërë pjesë e Prime dhe për të dalë fitues,” deklaroi ai.

Kur u pyet nga moderatorja Kiara Tito nëse i ka prekur fjalët e babait të Selin, vëllai i Mirit u shpreh:

“Nuk është se na erdhi mirë, por e menduam më qetë dhe me gjakftohtësi. E dimë që nuk është e vërtetë, është lojë, s’ka pse të merren gjërat me tendencë. Nuk jam dakord që publiku të gjykojë pa e njohur.”

Ai shtoi se familja e Mirit i kishte paralajmëruar prindërit e tyre se gjithçka ishte pjesë e lojës dhe nuk duhej marrë shumë seriozisht:

“Miri nuk është perfekt, bën gabimet e veta dhe të mirat e veta. Ai po bën një lojë korrekte dhe nuk ka cenuar askënd. E njohim shumë mirë dhe mbetet një person i mirë.”

Tags:

miri selin bbvk