Emri i Xheneta Fetahu po qarkullon sërish fuqishëm në rrjetet sociale, këtë herë si një nga kandidatët që mund të marrin pjesë në edicionin e ri të Ferma VIP. Pas pjesmarrjeve të ndryshme në edicionet e Big Brother, fansat janë kureshtarë të shohin nëse do të rikthehet në ekran për të sfiduar të famshmit e tjerë.
Indikacionet e fundit vijnë nga vetë Xheneta, e cila nuk ka dhënë një përgjigje të qartë, por ka postuar një “Hmmmmmmm” krah një fotografie me kapele prej kamoshi aksesor që për shumë ndjekës duket si një shenjë tipike e atmosferës së programit.

Në botën e reality show-ve, shmangia e përgjigjeve direkte shpesh shfrytëzohet për të mbajtur kuriozitetin e publikut të ndezur. Ndërkohë, ky reagim i saj i heshtur ka nxitur spekulime se mund të jetë gati të bashkohet me sfidat e edicionit të ri.
