KreuCelebrity

Sfilata e Gucci-t është aq seksi sa e prisnim. Nga kostumet e viteve '90 te fustanet galmuroz!

Pas pritjes së gjatë, Demna ka rikthyer stilin ikonik të Gucci në shfaqjen e parë të tij si drejtor kreativ për koleksionin Fall/Winter 2026–2027, duke sjellë një vizion të guximshëm, seksi dhe provokues. Koleksioni, i quajtur “Spring”, shënon një fillim të ri për shtëpinë e modës, duke përzier elemente nga arkivat historike të markës me energjinë e kohës moderne.

Shfaqja u zhvillua në një vend të veçantë, një galeri e trilluar e Uffizi, ku modelet ecën mes statujave dhe veprave të artit, duke përfshirë inspirimin e njohur të Botticellit, Primavera, që solli printin ikonik Flora të Gucci-t. Demna synon që Gucci të bëhet “një ndjesi, një mbiemër” që të jetë më i lehtë, më emocional dhe më i rafinuar.

Sfilata e Gucci-t është aq seksi sa e prisnim. Nga kostumet e viteve

Sfilata e Gucci-t është aq seksi sa e prisnim. Nga kostumet e viteve

Sfilata e Gucci-t është aq seksi sa e prisnim. Nga kostumet e viteve

Koleksioni përfshinte nga kostumet seksi të viteve ’90, fustanet bodycon prej tulle dhe triko me detaje të guximshme, te minifustanet që theksojnë siluetën, deri te trench-coat-et sportive të kombinuara me fustane elegante. Linja e meshkujve gjithashtu përqafon trupin me T-shirt-e të sculptuara për biceps dhe gjoks, kostume të pastra me materiale që duken si lëng, dhe veshje metalike që duket se shkojnë direkt nga një rave në punë.

Sfilata e Gucci-t është aq seksi sa e prisnim. Nga kostumet e viteve

Sfilata e Gucci-t është aq seksi sa e prisnim. Nga kostumet e viteve

Sfilata e Gucci-t është aq seksi sa e prisnim. Nga kostumet e viteve

Në koleksion nuk mungojnë aksesorët ikonë: rroba të njohura nga vitet 2000, rripa me logon Double G, syze maskë, çorape me logo, kollare me charms, dhe rikthimi i famshëm i G-string dress të epokës së Tom Ford, i veshur nga Kate Moss. Çantat sjellin një kombinim të stilit vintage dhe trendit modern: çanta Bamboo 1947 me formë më të hollë, minaudiere të zgjeruara dhe bum bag për meshkuj, të veshura si çanta shpine ose shpatulle.

Demna ka rikthyer Gucciness në një mënyrë që bashkon trashëgiminë dhe trendin, duke krijuar një gjuhë të re vizuale dhe një koleksion që i përshtatet jetës së përditshme të njerëzve: nga mëngjesi deri në natë, nga zyra tek festa.

Siç shprehet vetë Demna: “Gucci është për bashkëjetesë; këtu, të kundërtat janë të dashuruar. Gucci ekziston kur të dyja sinkronizohen dhe ushqejnë njëra-tjetrën.”

Tags:

gucci