KreuCelebrity

Aktori i njohur turk vdes tragjikisht në moshën 27-vjeçare!

Aktori i njohur turk vdes tragjikisht në moshën 27-vjeçare!

Aktori 27-vjeçar İbrahim Yıldız ka ndërruar jetë pas një beteje gjashtëmujore për jetën, pasi u plagos rëndë nga një pemë që u rrëzua si pasojë e erërave të forta në Kartal të Stambollit.

Ngjarja tragjike ndodhi më 15 gusht, rreth orës 14:45, në rrugën Nur, në lagjen Soğanlık Orta Mahalle, Kartal. Aktori i ri u godit në kokë nga një pemë që u rrëzua papritur dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku qëndroi për gjashtë muaj nën kujdes intensiv, për një kohë të gjatë i lidhur me aparatura të frymëmarrjes artificiale. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.



Mbrëmjen e djeshme, miqtë e tij të ngushtë, Burak Can dhe Caner Topçu, kishin shkuar për ta vizituar në spital, por morën lajmin e hidhur sapo mbërritën atje. Lajmi për vdekjen e tij u bë publik edhe nga aktorja e njohur Alina Boz, e cila shprehu dhimbjen për humbjen e kolegut të saj.

Debutimin e tij në ekran e bëri në vitin 2015 dhe fitoi vëmendjen e publikut me rolin e Lagari Hasan Çelebi në serialin e njohur Muhteşem Yüzyıl: Kösem.

İbrahim Yıldız lindi më 26 maj 1998. Interesimi i tij për artin nisi që në fëmijëri dhe me kalimin e viteve u shndërrua në pasionin kryesor të jetës së tij. Ai ndoqi studime intensive në Arte të Bukura dhe Arkitekturë të Brendshme, çka ndikoi ndjeshëm në zhvillimin e kreativitetit dhe ndjeshmërisë së tij estetike. Megjithatë, pas përvojave në fusha të ndryshme artistike, ai vendosi t’i përkushtohej aktrimit.

Humbja e tij në moshë kaq të re ka tronditur botën e artit dhe fansat e tij