Beniada Nishani, një nga figurat më të dashura dhe më të çiltra të ekranit shqiptar, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut. Popullariteti i saj arriti kulmin gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania, ku u shpall finaliste, për të vijuar më pas me projekte të suksesshme në televizion dhe angazhime të tjera, duke fituar edhe statusin e blogeres.
Gjithmonë e rezervuar për jetën private, Beniada ka zgjedhur të ndajë pak detaje nga ana personale. Megjithatë, mbrëmjen e djeshme në emisionin Goca dhe Gra ajo surprizoi publikun duke zbuluar se statusi i saj sentimental ka ndryshuar.
Modelja tregoi se nuk është më single dhe se është në një lidhje, madje shumë e lumtur. Partneri i saj është italian dhe jo shqiptar, ndërsa marrëdhënia e tyre ka nisur fillimisht si miqësi, pasi njihen prej disa vitesh.
“Nuk jam single. Është dikush në jetën time. Nuk kam akoma një propozim, as një unazë. Nuk i dihet asnjëherë. Unë jam vajzë e çiltër, por nga ana personale jam munduar të jem e tërhequr, të mos i tregoj gjërat pa qenë zyrtare. Është i huaj, është italian. Duhet që mashkulli të propozojë, pastaj vendosim ne. Ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur,” – u shpreh ajo.
Beniada shtoi se ata njihen prej kohësh dhe kanë qenë miq për vite me radhë, deri në momentin kur ai vendosi të hidhte hapin e parë. “Jam tradicionale shqiptare me të vjetrën. Kemi disa vite që njihemi,” – përfundoi ajo, duke lënë të kuptohet se kjo histori dashurie ka baza të forta miqësie dhe respekti.
