DJ i famshëm francez, David Guetta ka ndarë një lajm të bukur me fansat e tij, ai është bërë baba përsëri!
Më 26 shkurt, 58-vjeçari dhe partnerja e tij prej vitesh, Jessica Ledon, zbuluan se kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të dytë së bashku. Çifti kanë zgjedhur ta mbajnë të fshehtë shtatzëninë dhe lindjen, ndërsa tani prezantuan vogëlushen e tyre, të cilën e kanë quajtur Skyler.
Në një postim të përbashkët në Instagram, ata e përshkruan ardhjen e saj si “sekreti më i bukur” që kanë mbajtur ndonjëherë. Bashkë me njoftimin, publikuan edhe disa momente të veçanta nga periudha e pritjes së ëmbël dhe pas lindjes.
View this post on Instagram
Skyler i bashkohet vëllait të saj të vogël, Cyan, ndërsa Guetta është gjithashtu baba i dy fëmijëve të rritur, Angie dhe Tim, nga martesa e tij e mëparshme.
David dhe Jessica janë në një lidhje që prej vitit 2015, dhe duket se familja e tyre po zgjerohet me shumë dashuri.
