KreuCelebrity

Tension në BBVIP: Marko godet në dorë Shëndritin, situata del jashtë kontrollit

Tension në BBVIP: Marko godet në dorë Shëndritin, situata
Një debat i fortë ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP, duke vendosur në qendër të vëmendjes Markon dhe Shëndritin.

Ngjarja ndodhi në oborr, teksa Marko po diskutonte me Artanin për cigaret. Biseda mes tyre mori një kthesë të papritur në momentin kur Shëndriti u afrua, mori paketën e cigareve dhe i shkatërroi para syve të tyre.

Ky veprim e revoltoi menjëherë Markon, i cili u ngrit në këmbë dhe e goditi në dorë Shëndritin, duke bërtitur: “Nuk mund ta bësh këtë, janë cigaret e mia!”. Situata u tensionua në sekonda, ndërsa banorët e tjerë u përfshinë për të qetësuar gjakrat.

Debati u shoqërua me tone të larta dhe nervozizëm, duke e kthyer oborrin në një arenë përplasjesh. Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa disiplinore për incidentin, pasi situata kaloi kufijtë e një debati verbal.