
Një dalje e fundit publike e aktorit Pedro Pascal në Los Angeles ka rikthyer në vëmendje diskutimet për jetën e tij personale. Ylli i njohur u fotografua në shoqërinë e Rafael Olarra, drejtor artistik i markës Faena, duke nxitur menjëherë reagime në rrjetet sociale.
Sipas TMZ, që publikoi edhe pamjet nga shëtitja e tyre, të dy u panë shumë pranë njëri-tjetrit gjatë ecjes në qytet. Fotot tregojnë Pascal dhe Olarra duke kaluar kohë së bashku në mënyrë mjaft miqësore, çka mjaftoi për të ndezur aludime të reja online.
Thashethemet kishin nisur disa ditë më parë, kur ata u fotografuan në rrugët e Manhattan-it. Sipas mediave ndërkombëtare, pas shëtitjes dyshja shkoi për darkë dhe më pas ndoqi filmin Wuthering Heights në një kinema të qytetit.
Vëmendje ka marrë edhe fakti që Olarra ka qenë më herët në një lidhje të konfirmuar publikisht me aktorin Luke Evans, çka ka shtuar më tej spekulimet në rrjet.
Nga ana tjetër, Pedro Pascal ka zgjedhur gjithmonë të ruajë privatësinë për jetën e tij personale dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me orientimin e tij seksual. Deri më tani, as ai dhe as Olarra nuk kanë komentuar mbi natyrën e raportit të tyre.
Aktualisht, diskutimet mbështeten vetëm në fotografi dhe dalje publike, pa asnjë konfirmim zyrtar nga protagonistët.
