KreuCelebrity

Bordo zbulon ekskluzivisht një tjetër banore të Ferma Vip!

Revista Bordo zbulon ekskluzivisht një tjetër emër të ri që do të bëhet pjesë e formatit më të ri të njohur të reality show-t shqiptar, Ferma VIP.

Bëhet fjalë për Mimoza Ahmeti, shkrimtare e njohur shqiptare, e cila pritet të sjellë një dimension të veçantë në sezonin e tretë të këtij programi.



Revista Bordo kishte sjellë ekskluzivisht për lexuesit vetëm një javë më parë dy banorët e rinj që do të bashkohen me aventurën: Romir Zalla dhe Akil Varfi, duke kompletuar kështu listën e parë të konkurrentëve që do të sfidojnë njëri-tjetrin në këtë eksperiencë unike.

Sezoni i tretë i Ferma VIP premton jo vetëm emocione dhe sfida, por edhe rikthimin e fytyrave të njohura, mes tyre Arbana Osmani, e cila do të rikthehet sërish në skenë për të drejtuar këtë format që ka fituar zemrat e publikut shqiptar. Me nisjen e planifikuar për fundin e marsit, fansat e reality show-ve mund të presin një sezon të mbushur me surpriza, takime të papritura dhe situata që do të jenë temat kryesore të diskutimit në media.