KreuCelebrity

Të gjithë banorët në nominim, ja kush e la shtëpinë e Big Brother

Të gjithë banorët në nominim, ja kush e la

Të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ishin në nominim këtë javë, duke e kthyer spektaklin në një nga netët më të tensionuara të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Vendimi për të futur në televotim të gjithë konkurrentët erdhi si pjesë e një dinamike të papritur nga Vëllai i Madh, duke i lënë banorët pa strategji të qartë dhe me ankthin e eliminimit deri në momentet e fundit.

Pas një televotimi masiv nga publiku, rezultoi se Livia ishte banorja më pak e votuar, duke i dhënë fund rrugëtimit të saj në shtëpi. Ndryshe nga herët e tjera, kur emri i të eliminuarit shpallet drejtpërdrejt nga studioja, këtë herë produksioni kishte menduar një surprizë. Lajmi për largimin e Livias u komunikua përmes një letre, e cila u lexua nga Juela para të gjithë banorëve.

Atmosfera në shtëpi ndryshoi menjëherë sapo u kuptua përmbajtja e letrës. Banorët u shfaqën të prekur dhe të surprizuar, ndërsa vetë Livia e përjetoi momentin me emocione të forta, duke falënderuar publikun për mbështetjen dhe duke përqafuar një nga një konkurrentët para largimit.

 

Tags:

bbva