KreuCelebrity

Seriali që po flasin të gjithë, romanca e John F. Kennedy Jr. dhe Carolyn Bessette

Një nga serialet më të përfolura të momentit, Love Story trajton romancën e një prej meshkujve më të pëlqyer të viteve ‘90 John F. Kennedy Jr.  dhe bashkëshortes së tij Carolyn Bessette Kennedy.

Romanca e tyre e cila nisi si një historie e thjeshtë dashurie për tu përplasur me dramat e famës dhe vëmendjen që familja Kennedy kishte.

John ndonëse vinte nga një familje me emër, mundohet të krijojë identitetin e tij, por në të njëjtën kohë dhe të bashkëjetojë me të gjithë dritat e famës dhe rregullat e një familje që në atë kohë cilësohej nga populli si mbretërore.



Nga ana tjetër Carolyn ishte një shitëse e thjeshtë në dyqanin e Calvin Klein kur u njoh me John për tu pasuar më vonë një sukses në karrierë si drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun për markën.

Stili i saj u bë legjendar. Ajo përfaqësonte atë që sot quhet “quiet luxury”, elegancë e thjeshtë, ngjyra neutrale, pa logo të dukshme, por me shumë finesë.



Seriali u përqafua menjëherë nga shumë fansa të çiftit ikonë të atyre viteve, por pati dhe shumë kritika për producentin Ryan Murphy, për mënyrën se si historia është trajtuar apo se pse historia e tyre është bërë publike.

Carolyn njihej si një person shumë misterioz dhe që pëlqente një jetë private dhe të qetë larg zhurmës mediatike që John ishte mësuar ta kishte me vete kudo.

Ndërkohë John Kennedy Jr iu besua Paul Anthony Kelly,  pas mbi 1000 audicionesh dhe mund të themi që gjetja ka qenë e goditur, pasi vihet re një ngjashmëri e frikshme e aktorit me të ndjerin. 



Grace Gummer luan rolin e vajzës së familjes Kennedy, Caroline.

Aktorja e njohur Naomi Watts luan Jacqueline Kennedy Onassis, duke shtuar dimension emocional në portretizimin e dinamikës familjare Kennedy. 

Alessandro Nivola luan ikonën e shtëpisë së modës Calvin Klein

Leila George luan rolin e  Kelly Klein e cila ishte e martuar me të nga viti 1986 deri në 2006.

Motra e vogël e Carolyn, Lauren Bessette portretizohet nga Sydney Lemmon.

Skena e pare e serialit hapet në mënyrë dramatike me ditën e tragjedisë që i mori jetën çiftit, për tu pasuar nga ndodhitë e ndryshme që çifti u bë i njohur më pas dhe u pëlqye shumë.

Ngjarja nis pranë ishullit Martha’s Vineyard, ku avioni i vogël që piloton John F. Kennedy Jr. zhduket mbi oqean. Brenda avionit ndodhen ai, bashkëshortja e tij Carolyn Bessette-Kennedy dhe motra e saj, ndërsa kushtet e fluturimit përkeqësohen.

Lidhja e tyre kalon në disa faza, ndërkohë që “princi i Amerikës” pati dhe një marrëdhënie me aktoren Daryl Hannah, portretizimi që ndjekësit e quajtën aspak të ngjashëm duke e bërë personazhin e saj të bezdisshëm dhe të ngjitur, ndërkohë që në realitet historia e tyre është reflektuar nga titujt e mediave asokohe një marrëdhënie e ngushtë dhe plotë dashuri, por që nuk funksionoi për shkak se nëna e tij Jackie Kennedy ishte kundra lidhjes së djalit të saj me një aktore.



Derimë tani vetëm 4 episode janë bërë publike, pjesa tjetër pritet të publikohet çdo të premte në platformën Hulu.

Kle - Bordo