KreuCelebrity

Heidi Baci zbulon finalistët dhe preferencën për fituesin e “Big Brother VIP”

Heidi Baci zbulon finalistët dhe preferencën për fituesin e
Heidi Baci u rikthye për disa orë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, këtë herë jo si banore, por si pjesë e jurisë në spektaklin e organizuar nga vetë banorët, “Miss & Mister Big Brother VIP”. Ajo ishte në panel së bashku me Egli Takon dhe Valbona Selimllarin.

Sot, e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Heidi foli për eksperiencën e saj në shtëpi dhe për mënyrën se si i ka parë banorët nga jashtë, duke ndarë edhe mendimet për finalistët dhe emrin që do të dëshironte si fitues.

Sipas saj, Brikena dukej më e tensionuar dhe e përqendruar për të kontrolluar çdo detaj në përpjekje për të qenë perfekte si “miss”, ndërsa Mateo përpiqej ta respektonte dhe ta mbështeste në çdo hap. Ndërkohë, Gimbo dhe Selin shfaqeshin më të relaksuar dhe duke e shijuar situatën.

Heidi u shpreh se mes pesë finalistëve sheh Selinin, Mirin, Rogertin, Mateon dhe Brikenën. Megjithatë, ajo zbuloi edhe preferencën personale për fituesin.

“Unë do të doja që ta fitonte Stenaldo. Kur e takova dje, më dha një ndjesi shumë të ëmbël. Megjithatë, edhe sikur ta fitojë Selin do të isha e lumtur, sepse është lodhur shumë. Por do të doja më shumë të fitonte Stenaldo,” u shpreh Heidi.

Deklarata e saj ka nxitur reagime të menjëhershme në rrjetet sociale, ndërsa gara për çmimin e madh po afrohet drejt finales.