
Prime-i i mbrëmjes solli një moment të shumëpritur mes Brikenës dhe Mateos, ku banorja pranoi publikisht për herë të parë se ka interes për të.
Gjatë diskutimit, Brikena u shpreh e sinqertë për mënyrën si e percepton marrëdhënien e tyre. Ajo tha se e pëlqen Mateon dhe ndihet mirë pranë tij, por sipas saj, nga ana e tij nuk ka ndjenja të thella.
“Kam interes për Mateon, më pëlqen si djalë, por nuk shoh që ai ka ndjenja. Intuita ime më thotë që ai ka vetëm pëlqim,” u shpreh ajo, duke shtuar se komentet e banorëve të tjerë nuk ndikojnë në mënyrën si e sheh raportin e tyre.
Nga ana tjetër, Mateo theksoi se nuk i japin rëndësi fjalëve të shtëpisë dhe se për të ka rëndësi vetëm mendimi i Brikenës.
“Mua nuk më bëjnë përshtypje fjalët e banorëve. Ata thonë që ne po përdorim njëri-tjetrin, por mua më intereson vetëm çfarë mendon Brikena. Nëse ajo më beson, gjithçka është në rregull. Nuk më pëlqen pasiguria e saj dhe këtë e diskutoj vetëm me të,” tha ai.
Brikena pranoi se ndonjëherë dyshimet dhe qëndrimi i saj më i ftohtë mund të krijojnë përshtypjen se nuk ka interes, por sqaroi se e vlerëson shumë Mateon sepse ai e bën të ndihet rehat.
Momenti më pikant erdhi kur Ledioni i pyeti të dy të vlerësonin pëlqimin ndaj njëri-tjetrit me notë nga 1 në 10. Brikena u përgjigj me një 7, ndërsa Mateo befasoi duke thënë 11, duke lënë të kuptohet se për të ndjenjat janë edhe më të forta.
Mbetet për t’u parë nëse ky raport do të forcohet apo do të përballet me sfida të reja brenda shtëpisë.
