Çfarë po ndodh mes Brikenës dhe Mateos, banorja e pranon për herë të parë: Kam interes për të!
Brikena ka pranuar për herë të parë në prime-in e sotëm interesin e saj për Mateon.
Ajo është shprehur se Mateo nuk ka ndjenja për të, por vetëm pëlqim. Gjithsesi, banorja ka theksuar se ka interes për Mateon, ndërsa ky i fundit është shprehur se nuk i pëlqen pasiguria që ajo tregon në marrëdhënien e tyre.
Mateo:
Mua nuk më bëjnë përshtypje fjalët e banorëve. Ata nuk besojnë asgjë. Thonë që ne po përdorim njëri-tjetrin. Mua më intereson çfarë mendon Brikena. Nëse ajo më beson, çdo gjë është në rregull. Nuk më pëlqen pasiguria e saj. Kjo është një temë që unë e diskutoj vetëm me të.Brikena:
Unë ia kam shpjeguar Mateos që opinionet e të tjerëve nuk më interesojnë. Më vjen keq kur e ulin Mateon dhe kjo ndonjëherë bëhet e tepërt. I kam thënë që unë e shoh se ai ka pëlqim për mua. Kam interes për Mateon, më pëlqen si djalë, por nuk shoh që ai ka ndjenja.Intuita ime më bën të mendoj që ai nuk ka ndjenja, por vetëm pëlqim. Ai më bën të ndihem shumë mirë. Dyshimet dhe ftohtësia ime ndaj tij ndoshta i bëjnë banorët të mendojnë që unë nuk kam interes për të, por unë kam interes për Mateon, sepse ai më bën të ndihem rehat.
“Pedofil, ke grua jashtë”/ Gimbo i kërkon ndjesë Mirit, banori: Nuk ta pranoj, Selinën e admiroja për…
Debate të ashpra janë zhvilluar mes Mirit dhe Gimbos gjatë ditëve të fundit në Big Brother për shkak të Selin.
Gimbo i është drejtuar Mirit me fjalën “pedofil” për të cilën kërkoi ndjesë gjatë këtij prime. Nga ana e tij, Miri tha se nuk ia pranon faljen.
Sa për shikimet që pretendon Gimbo, Miri tha se Selinën e ka admiruar për sjelljen e saj.
Pjesë nga diskutimi:
Miri: Ai vjen me një mënyrë të shëmtuar, më sulmon. Më vjen turp kur I shoh ato pamje, nuk e kuptoj ccfar problem ka me mua kur flet vetëm për Selin. Kush është ky? Pse më thotë mua pedofil?
Gimbo: Më vjen keq për fjalorin që kam përdorur. Ndoshta kam qenë i nxehur. Ndoshta është jo fjalë e duhur. Unë i kam thënë po të isha në vendin tënd me një grua dhe fëmijë jashtë, pranon të flejë në shtrat me një vajzë…
Miri: Jo jo, mashtrim nuk bën dot. Mos e mashtro këtë situatë se del ti shumë keq. Atë fjalë unë nuk e kam thënë.
Gimbo: Një njeri që thotë ajo vajzë ka qenë single… Më vjen shumë keq për fjalën që kam thënë, i kërkoj falje edhe Mirit.
Miri: Duhet të vinte prime të kërkoje falje? A e di çfarë komenti ke bërë, sa ke treguar për veten? Faljen nuk ta pranoj kurrë për këtë gjë se e ke thënë fjalën me qëllim që të dal nga vetja dhe të reagoj, pastaj dihet si shkon situate.
Ledion: Në rastin e Rogertit nuk e ke vënë ujin në zjarr, në rastin e Gimbo e ke bërë kaq të madhe
Miri: Kam qenë më gjaknxehtë, kam kuptuar që këtë lloj loje dhe vrulli që kanë marrë këta duke më poshtëruar, i kuptoj pse i bëjnë dhe do ruaj qetësinë.
Selin: Është shumë qesharake. Miri nuk ka faj se edhe kur u bë tema e incestit, unë e kam mbrojtur. Në këtë rast nuk pata mundësinë ta mbroja se nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie. I kemi thënë Gimbos që fjala ishte e gabuar.
Miri: Sa për shikimet, Selinën e admiroja për mënyrën sesi përgjigjej. Momenti i dushit, më ka thirrur dhe më ka thënë pjesën e xhelozisë.
“Ndoshta nuk ka raport korrekt me partneret”, debat mes Mirit dhe Selin, banori: Kurrë nuk kemi folur për…
Raporti mes Mirit dhe Selin vazhdon të ngjallë debate në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Debati nisi pas një klipi të transmetuar në primen e sotme ku Selina në një bisedë me Juelën kishte vënë në pikëpyetje marrëdhënien e Mirit me bashkëshorten e tij. Banori shprehu që i vjen keq që gjatë raportit korrekt që ka pasur me Selin, ajo kurrë nuk e ka pyetur kurrë atë për marrëdhënien me partneren e tij, por ka zgjedhur ta komentojë atë me banorët e tjerë.
Pjesë nga debati:
Selin: Më vjen shumë mirë që e pamë se kush ka akuzuar kë. Nëse ka pasur person që e nuk e ka shmangur Mirin kam qenë unë. Për partneren ndoshta, pra kam menduar, as nuk e kam akuzuar as asgjë, ka qenë thjeshtë një mendim dhe i kërkoj falje nëse është ofenduar. Për sa i përket asaj që e komentoj në cepa, nuk është e vërtet. Për fjalët e tim at i kam kërkuar falje në çfarë do lloj konteksti që i ka thënë babai im, si publik, si prind etj. Unë në këtë lojë kam ardhur vetëm, nuk ka qenë kurrë qëllimi im për këtë situatë. Ka qenë vendimi i Vëllait të Madh që të sjellë mesazhin e babait tim brenda, jo i imi. Mua më erdhi keq që Miri sapo takoi vajzën e tij dhe pastaj u fut në dhomën e surprizave dhe dëgjoi një mesazh babai për vajzën e tij. Un e kam pyetur edhe për vajzën edhe për partneren Mirin
Miri: Asnjëherë për partneren, vetëm për vajzën
Miri: Unë kam treguar situatat e mija njerëzore me Selin, kemi folur vetëm për raportin tim me vajzën, për bashkëshorten nuk më ka pyetur kurrë. E kam pyetur për babin e saj dhe nuk më është përgjigjur. Kurrë s’më ka pyetur për bashkëshorten. Kemi folur për situata të tjera në jetë.
Ledioni: Si ju duket qasja e Mirit edhe pasi mori mesazhin nga kutia e Pandorës?
Mateo: Kjo është qasja e Mirit, edhe pas Pandorës ai donte sërish të flinte në një shtrat afër Selin në shpellë. Po të ishte i sinqertë s’do e bënte atë që bëri.
Arditi: Miri kërkoi të flinte afër Selin dhe Shëndriti u ftua nga Selin që të flinte afër saj.
Shëndriti: Në momentin që u bë ndryshimi që Miri të vijë në shpellë, Selina më tha a mund të flesh këtu që të mos fle afër Mirit dhe kur pyeti Miri kush është këtu i thashë unë. Pse the në momentin e par që the një moment kur ishte vetëm me Selin jashtë sapo hyre brenda the ‘E kapa Prime
Livia: Po kur erdhi Miri tha un dua të fle këtu. Ai tha që dua t’i tregoj prindërve të saj se është keqkuptuar marrëdhënia, mund të jetë për këtë, por mund të jetë edhe për diçka tjetër që e di vetëm Miri.
Mateo surprizohet nga mamaja e tij, flet për raportin e banorit me Brikenën: Duken shumë bukur bashkë
Në spektaklin e sotëm në shtëpinë e Big Brother, Mateo u surprizua nga mamaja e tij.
Gjatë takimit mamaja e banorit foli edhe për raportin e Mateos me Brikenën dhe shprehu se të dy duken shumë bukur bashkë.
“Duken shumë bukur bashkë, është e para që na ka prezantuar botërisht”, u shpreh mamaja e Mateos.
Gjatë surprizës edhe Brikena u takua me mamanë e Mateos dhe kjo e fundit i shpreh së është shumë e kënaqur kur i sheh bashkë dhe se të dy duhet të bëjnë atë që iu thotë zemra.
“Na keni kënaqur kur ju shohim bashkë, jeni të rritur çdo gjë që bëni e bëni për veten, veproni me zemër marrëdhënies tuaj ja vendosni vetë ju emrin kështu që mos u shqetësoni për asgjë”, tha mamaja e banorit.
Të gjithë banorët në nominim, Livia lë shtëpinë e Big Brother
Pas një televotimi ku ishte e përfshirë e gjitë shtëpia, Livia ishte e eliminuara e mbrëmjes së djeshme, lajmi iu zbulua në një mënyrë ndryshe nga të tjerat, me një letër surprizë që u lexua nga Juela.

Kutia e Pandorës/ E hap Juela, ja avantazhi i saj
Kutia e Pandorës u hap mbrëmjen e djeshme nga Juela.
Juela vendosi ta hapë kutinë atë dhe ajo u vendos para në zgjedhje. 3 emra që do të shkojnë në nominim së bashku me Rogertin.
3 emrat që zgjodhi Juela janë Greta, Selin dhe DJ Gimbon të cilët do të shkojnë në televotim së bashku me Rogertin.





