KreuCelebrity

“A t’jep nana n’Kosovë?” Motra e Gimbos ka këtë koment për Selin!

Romanca mes Gimbos dhe Selinës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po tërheq vëmendjen e publikut, dhe mbështetja më e papritur duket se vjen nga jashtë mureve të shtëpisë.

Fansat e çiftit kanë nisur të ndërtojnë teori dhe të bëjnë pyetje provokuese në rrjetet sociale. Një nga faqet mbështetëse në Instagram e ka etiketuar Selinën me një pyetje të drejtpërdrejtë: “A t’jep nana n’Kosovë?”. Por çfarë e bëri këtë moment të bëhet viral nuk ishte pyetja, por përgjigjja e menjëhershme.

Motra e Gimbos, Elona Blakaj, ka ndërhyrë në koment për të sqaruar situatën me sportivitet dhe humor, duke shkruar thjesht: “E jep e jep”, shoqëruar me një emoji zemrash.

Tani, vëmendja kthehet te Gimbo dhe Selina brenda shtëpisë, teksa publiku pret të shohë nëse lidhja e tyre do të zhvillohet dhe të lulëzojë plotësisht.

Tags:

selin gimbo