KreuCelebrity

N’Agoni — EP-ja e parë e Dylan një “puzzle” artistik me 4 këngë!

N’Agoni — EP-ja e parë e Dylan një “puzzle”

Dylan Reka, një nga emrat më të spikatur të muzikës shqiptare, këtë herë vjen më pranë publikut se kurrë më parë. Ai nuk sjell thjesht një projekt të ri muzikor, por një EP me 4 këngë, i konceptuar si një “puzzle” artistik ku çdo material plotëson tjetrin, duke krijuar një histori dhe përjetim unik për dëgjuesin.

Ekskluzivisht, Bordo ka zbuluar se kënga e parë me titull “CountDown” pritet të publikohet ditën e hënë. Ky material premton të jetë një risi e vërtetë në stil dhe frymë, krejtësisht ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim dhe dëgjojmë deri më tani nga artisti. Me ritme moderne, energji të veçantë dhe një qasje të freskët, “CountDown” pritet të pëlqehet menjëherë nga publiku dhe të dëgjohet pafund.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by D y l a n (@dylanrekaa)

EP-ja do të publikohet në mënyrë të veçantë, ku secila këngë do të lançohet në data të ndryshme, duke mbajtur kështu të lartë interesin dhe kuriozitetin e fansave. Çdo projekt mban vulën personale të Dylan Rekës, pasi këngët janë shkruar nga vetë ai në bashkëpunim me Jeris Kaso, i cili gjithashtu ka realizuar produksionin muzikor.

Ky projekt vjen si një dëshmi e rritjes artistike të Dylan Rekës, duke sjellë një dimension të ri në krijimtarinë e tij dhe duke premtuar një eksperiencë muzikore që do të lërë gjurmë.

Tags:

dylan reka