KreuCelebrity

Dj i njohur shfaqet me këmbët e pista mbi divan në podcast dhe reagimet janë brutale!

Producenti dhe kantautori amerikan Benny Blanco u bë objekt diskutimesh të zjarrta në rrjet pas publikimit të episodit debutues të podcastit “Friends Keep Secrets”, i transmetuar në YouTube më 24 Shkurt.

Në episod, Dj i njohur shfaqet i relaksuar në divanin e mikut të tij, reperit dhe komedianit Lil Dicky, duke qëndruar zbathur. Kamerat kapën këmbët e tij të cilat dukshëm ishin jo dhe aq të pastra të vendosura mbi divan një detaj që shkaktoi reagime të shumta negative online.

“Podcast i mirë, por laji këmbët,” shkroi një përdorues, ndërsa të tjerë e cilësuan pamjen “të neveritshme”.

Situata u përshkallëzua kur gjatë bisedës Blanco lëshoi qëllimisht gazra, duke pyetur nëse dëgjohej nga mikrofonat. Edhe ky moment u bë viral dhe nxiti komente ironike në rrjetet sociale, ku disa përdorues vunë në pikëpyetje marrëdhënien e tij me këngëtaren dhe aktoren Selena Gomez.

Megjithatë, Gomez reagoi në mënyrë krejt ndryshe: ajo publikoi në Instagram një video të ëmbël ku e puth partnerin, duke shkruar se po “dashurohet gjithnjë e më shumë me të çdo ditë”.

Dj i njohur shfaqet me këmbët e pista mbi divan në podcast dhe

Blanco ka folur edhe më parë për zakonet e tij të higjienës. Në një intervistë për revistën PEOPLE në vitin 2024, ai pranoi se nuk bën dush çdo ditë dhe se nuk beson në përdorimin e shpeshtë të shampos, pasi sipas tij vajrat natyralë të lëkurës kanë nevojë për kohë për t’u rigjeneruar.

Në një intervistë të fundit për The Hollywood Reporter, Blanco shpjegoi arsyet pse hyri në botën e podcast-eve. Ai tha se dëshironte të krijonte një hapësirë më të relaksuar dhe miqësore, si alternativë ndaj figurave kontroverse në internet, përfshirë Andrew Tate.

Podcasti “Friends Keep Secrets” do të ketë një listë të larmishme të ftuarish nga miqtë e afërt deri te anëtarët e familjes dhe figura të njohura si Selena Gomez.

Pavarësisht kritikave, episodi debutues ka tërhequr vëmendje të madhe online, duke e vendosur Blanco në qendër të diskutimeve si për humorin e tij, ashtu edhe për zakonet e pazakonta personale.