KreuCelebrity

Harry Styles rrëfen arsyen e pazakontë pse qeshi në funeralin e gjyshes!

Harry Styles rrëfen arsyen e pazakontë pse qeshi në funeralin e

Këngëtari britanik Harry Styles ka habitur fansat me një rrëfim të pazakontë: ai pranoi se ka qeshur gjatë funeralit të gjyshes së tij por për një arsye shumë të veçantë.

Gjatë një intervistë në podcasti në YouTube të Brittany Broski, “Royal Court”, ish- anëtari i One Direction u pyet se për cilat vende do të dëshironte të shkruante këngë. Në mënyrë surprizuese, ai përmendi krematoriumin (ambient i posaçëm për djegien (kremimin) e trupave të pajetë)

“Unë i pëlqej shumë këngët për kremator,” tha artisti, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Styles shpjegoi se interesi i tij për këto lloj këngësh nisi gjatë funeralit të gjyshes. Ai tregoi në momentin kur arkivoli u vendos në shiritin e krematoriumit, filloi të luhej kënga "The Long and Winding Road" nga The Beatles.

“Ishte aq e papritur sa më bëri të qesh,” tregoi ai. “Pastaj fillova të mendoj për këngë të tjera krejtësisht të papërshtatshme për një kremator… dhe nuk ndalesha dot.”

Ai përmendi disa nga këngët që i erdhën në mendje në atë moment, si:

Relight My Fire – Dan Hartman
Disco Inferno – The Trammps
Ring of Fire – Johnny Cash

Përveç këtij rrëfimi, këngëtari foli edhe për projektet e tij të reja. Albumi i tij i katërt solo, “Kiss All The Time. Disco, Occasionally,”, pritet të publikohet më 6 mars. Më vonë gjatë vitit, ai do të nisë një turne të madh botëror me disa rezidenca koncertesh në qytete të ndryshme.

“Kam kaluar shumë bukur duke bërë këtë album,” tha Styles.