KreuCelebrity

Babai i Selin reagon në Big Brother me anë të këtij gjesti, ja çfarë shkruan ai

Babai i Selin reagon në Big Brother me anë të këtij gjesti,

Pasditja e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u shoqërua me emocione të forta dhe një surprizë që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët e sidomos nga Selin.

Teksa konkurrentët ndodheshin në oborr, një dron u shfaq papritur mbi shtëpi, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Mesazhi i vendosur në të ishte i qartë dhe mjaft prekës: “Selin, Greta, Gimbo, babi Toni ju do shumë”. Ky ishte një dedikim i drejtpërdrejtë nga babai i Selin, Toni, i cili zgjodhi këtë mënyrë për t’i dhënë zemër vajzës së tij, por edhe për të përfshirë në mesazh Gretën "nusen" dhe Gimbën.

Reagimi ishte i menjëhershëm. Selin dhe Greta e pritën me entuziazëm surprizën, duke buzëqeshur dhe duke shprehur hapur emocionet e tyre për këtë gjest mbështetjeje nga jashtë shtëpisë. 

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte qëndrimi i Mirit. Ndryshe nga reagimet e tjera, ai u shfaq i rezervuar dhe nuk pati asnjë reagim të dukshëm ndaj mesazhit.