Pas një aventure të gjatë dhe intensive brenda shtëpisë së famshme, Londrim Mekaj është shpallur fitues i këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. Finalja, e mbushur me tension, emocione dhe surpriza, vulosi fitoren e këngëtarit nga Peja, i cili arriti të sigurojë shumicën e votave të publikut.
Gjatë javëve të qëndrimit në shtëpi, Londrimi u dallua për qasjen e tij të balancuar, mënyrën e mençur si i menaxhoi situatat dhe për qëndrueshmërinë në momentet më të vështira të lojës. Në përballjen e fundit, ai la pas Elijona Binakajn, duke rrëmbyer çmimin e madh prej 124 mijë eurosh.
Ky edicion u shënua ndjeshëm nga prania e tij, pasi Mekaj u kthye në një nga emrat më të përfolur të spektaklit. Ai shpesh ishte në qendër të vëmendjes për pozitivitetin që transmetoi dhe për momentet që u bënë virale në rrjetet sociale, duke ndikuar dukshëm në dinamikën e këtij sezoni.
Hygerta Sako - e pesta në finalen e madhe të Big Brother VIP Kosova 4
Klodi renditet i katërti në finalen e madhe të BBVK 4
Ludo Lee përfundon i treti në finalen e Big Brother VIP Kosova 4
Elijona Binakaj mori vendin e dytë në Big Brother VIP Kosova
