Modelja dhe fashion blogerja Beniada Nishani ishte e ftuar së fundmi në Toptani Podcast me moderatoren Ilda Lumani, ku foli hapur për eksperiencën e saj pas daljes nga reality show-i Big Brother, ofertat e bashkëpunimeve dhe qëndrimin e saj ndaj ndërhyrjeve estetike.
“Kur dola nga Big Brother kam pasur shumë oferta për bashkëpunime. Disa i kam pranuar sepse përshtateshin me karakterin tim, por disa të tjera, edhe pse ishin me shumë para, nuk i kam pranuar sepse nuk i përkasin Beniadës,” u shpreh ajo.
Kur u pyet se cili biznes apo produkt nuk do ta reklamonte kurrë, Beniada ishte shumë e qartë:
“Biznes me tatuazhe, qerpikë dhe vetulla. Çdo gjë që ka të bëjë me ndërhyrje dhe modifikimin e fytyrës time nuk e kam pranuar. Kam pasur një ofertë 4000 euro për të bërë vetullat dhe nuk e pranova, sepse është shumë e rëndësishme për mua të jem ashtu siç jam. Ndërhyrje të vogla si acid hialuronik apo pak botoks i kuptoj, por ndryshimi i karakterit dhe tipareve të mia nuk është diçka që dua.”
Nishani shtoi se mbështet kirurgjinë estetike, por ka një mesazh të fortë për vajzat e reja:
“Jam shumë pro kirurgjisë estetike, nuk ka asgjë të keqe, por do të thoja diçka: unë do të vendosja një ligj që vajzat deri në moshën 25-vjeç të mos bëjnë asnjë lloj ndërhyrjeje estetike. Është mosha delikate kur vajzat janë më të ndjeshme dhe nuk e pëlqejnë vetveten, ndaj duan të modifikojnë buzët, mollzat, hundët. Por kur kalon kjo moshë dhe fiton më shumë vetëbesim, mendon: ‘çfarë kam bërë, pse e kam bërë?’”
Modelja tregoi gjithashtu për dallimet kulturore që ka vënë re në përvojën e saj:
“Më bën përshtypje se me shumë keqdashje kam vënë re se vajzat në Shqipëri bëjnë më shumë ndërhyrje estetike se ato italiane. Kjo ndoshta lidhet me presionin social dhe trendet që shpesh imponojnë standarde të pamundura bukurie.”
Për vajzat shqiptare, Beniada ka një mesazh të qartë dhe motivues:
“Dua t’u them vajzave të Shqipërisë: pranoni dhe doni veten ashtu si jeni. Vetëbesimi nuk vjen nga buzët apo mollzat, por nga mënyra si e shihni dhe e vlerësoni vetveten. Ndjekni pasionet tuaja, kujdesuni për veten, por mos ndihmoni që dikush tjetër të vendosë se si duhet të dukeni.”
Beniada Nishani duket e vendosur të mbajë një imazh të natyrshëm, duke refuzuar ofertat që nuk përputhen me personalitetin dhe estetikën e saj, dhe duke ofruar një mesazh të fuqishëm për vetëvlerësimin dhe vetëbesimin e vajzave të reja.
Intervista e plotë këtu:
