Aktor i njohur shqiptar, Laert Vasili në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo ka reaguar mbi temën për të cilën po diskutohet më tepër së fundmi, puthjen që i dha një konkurrente në programin Përputhen. Ai foli pa dorashka dhe paksa ashpër për mënyrën si u trajtua e gjithë situata pas ndodhisë duke bërë paralelizma dhhe ironi me ngjarje që sipas tij jam më të rëndësishme për t'u gjykuar se veprimi i tij.
“Shiko, ne jetojmë në një shoqëri ku askush nuk del të thotë ‘u pendova’ për tragjeditë e mëdha. Nuk kam parë dikë që të thotë u pendova për Gërdecin, për prishjen e uzinave apo fabrikave. Madje as trashëgimtarët e diktatorëve nuk e bëjnë këtë. Nuk e dija që puthja ime do ishte diçka më e rëndësishme se këto. Por po ishte mëkati më i madh kombëtar, po jam penduar.”
Vasili thekson se puthja ishte një reagim spontan dhe jo pjesë e një skenari:
“Nuk mendoj. S’kam skenar, s’kam skaletë. Nëse do të kthehesha kohën pas, nuk do të kisha ardhur në Shqipëri fare.”
I pyetur nëse vendimi për përjashtimin e tij ishte i merituar dhe jo personal ai shprehet kështu: “Çdo gjë në jetë është e merituar. Gjithçka dhe asgjë nuk ndodh pa arsye. Planet e Perëndisë, ne vdekatarët e thjeshtë nuk i kuptojmë dot.”
Edhe pas largimit, marrëdhënia e tij me Top Channel mbetet e njëjtë dhe se ai tregon se ka patur dhe komunikime me stafin e Përputhen.
Vasili gjithashtu ka theksuar ndikimin e tij në rrjetet sociale, duke u bërë protagonisti i videove më të klikuara tek Top Albania Radio në TikTok dhe tek Përputhen në Instagram, duke treguar se edhe pas daljes nga programi, ai ruan popullaritetin e tij tek publiku.
Intervista e plotë më poshtë:
