KreuCelebrity

Unfollow pas finales së BBVK 4, krisje mes Oltës dhe Leonorës?

Unfollow pas finales së BBVK 4, krisje mes Oltës dhe Leonorës?
Finalja e “Big Brother VIP Kosova 4” uli siparin këtë të premte, por duket se jo gjithçka përfundoi me dritat e fikura të spektaklit. Përtej emocioneve të shpalljes së fituesit, një detaj në rrjetet sociale ka ndezur dyshime për një ftohje mes dy opinionisteve të këtij edicioni, Olta Gixharit dhe Leonora Jakupit.

Gjatë gjithë sezonit, dyshja ndau panelin e “Prime”-it, duke ruajtur një komunikim korrekt dhe profesional para kamerave. Në javët e para, ato u shfaqën mjaft të afërta, madje publikuan edhe momente nga përgatitjet e përbashkëta, duke krijuar idenë e një raporti miqësor që po ndërtohej paralelisht me spektaklin.

Megjithatë, me kalimin e kohës, një pjesë e publikut vuri re një distancë të lehtë në komunikimin mes tyre, një ndryshim i vogël në energji që nuk u komentua kurrë publikisht.

Sinjali më i fortë erdhi menjëherë pas finales. Të premten, Leonora Jakupi hoqi nga lista e ndjekjeve në Instagram Oltën. Fillimisht, aktorja vijonte ta ndiqte këngëtaren, por pas mbylljes zyrtare të spektaklit, edhe ajo reagoi duke bërë të njëjtin veprim.

Ky “unfollow” i ndërsjellë ka shtuar dyshimet për një përçarje të heshtur mes tyre, të menaxhuar larg vëmendjes mediatike. Deri më tani, asnjëra nuk ka reaguar publikisht për të sqaruar situatën.

Unfollow pas finales së BBVK 4, krisje mes Oltës dhe Leonorës?
Për Oltën, përplasjet në panel nuk janë një territor i panjohur, pasi edhe në edicione të mëparshme është përfolur për tensione me kolegë. Mbetet për t’u parë nëse kjo histori do të marrë një tjetër drejtim apo do të mbetet thjesht një kapitull i mbyllur bashkë me sezonin e katërt të BBVK.